Spartak Braho 'shpërthen' ndaj Agron Tufës: Neofashist dhe hileqar!

Shqipëria

Spartak Braho 'shpërthen' ndaj Agron Tufës: Neofashist dhe hileqar!

Më: 23 maj 2019 Në ora: 11:59
Spartak Braho

Deputeti Spartak Braho ka shpërthyer ndaj Kreu i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa duke e konsideruar atë si neofashist dhe hileqar.

Spartak Braho: Në veprimtarinë e tij instituti ka shkelur rëndë ligjin me të cilin organizohet dhe do perifrazoj kryeministrin, i cili tha larg duart nga vitet 41-45. Neofashistët e tipit Tufa e Cela kërkonin nëpërmjet artifcave të klorifikonin

Zoti Tufa po ju them përsëri e keni kthyer institutin në celulë të Ballit Kombëtar. Po luani me zjarrin duke shkelur ligjin dhe shpërdoruar Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, të cilin nuk e bëtë ju dhe as fisi juaj.

Luftën e bënë bijtë e këtij vendi, partizanët dhe partizanet.

Ngule në tru këtë punë, LANÇ nuk ishte luftë civile, por luftë patriotike dhe çlirimtare.

Ju hileqarë ishit në atë sistem, hileqarë edhe në këtë sistem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat