Rusia mund të braktisë projektin e ndërtimit të një stacioni hapësinor në orbitën e Hënës, në partneritet me agjencinë amerikane të hapësirës NASA.
Siç ka bërë të ditur një zyrtar rus, ata nuk dëshirojnë të jetë në rolin e "violinës së dytë".
Rusia ra dakord vitin e kaluar për të bashkëpunuar me NASA-n mbi planet për të ndërtuar stacionin hapësinor “Deep Space Gateway”, i cili do të shërbejë si një platformë për misionet hapësinore në të ardhmen.