BE kërcënon të bllokojë TikTok Lite: Krijon varësi po aq sa cigaret!

Teknologji

BE kërcënon të bllokojë TikTok Lite: Krijon varësi po aq sa cigaret!

Më: 22 prill 2024 Në ora: 23:54

Bashkimi Evropian ka njoftuar se do të ndalojë shërbimin e ri të TikTok në Evropë, “TikTok Lite”. Sipas BE kjo platformë rrezikon të jetë po aq i varur sa cigaret, ndërsa shton se në të kundërt kompania duhet të ofrojë “prova të palëkundshme” për të mbrojtur fëmijët .

Nëse kjo kërkesë miratohet, do të ishte hera e parë që BE do të merrte një vendim të tillë për të sanksionuar kompanitë e mediave sociale sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale.

“TikTok Lite” u ofron përdoruesve “çmime” të tilla si kuponat e Amazon, certifikatat e dhuratave PayPal ose monedhën TikTok Coins.

Lojtarët fitojnë pikë përmes “detyrave”, të cilat përfshijnë shikimin e videove, pëlqimin e përmbajtjes, ndjekjen e krijuesve ose fitimin e miqve për t’u bashkuar.

Komisioni Evropian i dha afat TikTok-ut deri të mërkurën “për të paraqitur argumente në mbrojtjen e tij, të cilat Komisioni do t’i vlerësojë përpara se të marrë një vendim përfundimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat