Apple tërheq disa platforma të mesazheve nga AppStore kinez

Teknologji

Apple tërheq disa platforma të mesazheve nga AppStore kinez

Më: 21 prill 2024 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Apple ka larguar disa aplikacione të mesazheve si WhatsApp dhe Threads nga AppStore në Kinë pasi qeveria kineze urdhëroi largimin e tyre.

Kjo masë thuhet se përshkallëzon më tej tensionet midis SHBA-së dhe Kinës mbi teknologjinë dhe politikat e tjera.

Ndryshe, së fundmi Kongresi amerikan ka kërkuar edhe përshpejtimin e legjislacionit për të shtyrë kompaninë mëmë kineze të TikTok, ByteDance, të heqë dorë nga aplikacioni, shkruajnë mediat e huaja.

Nëse ligji arrin në tavolinën e presidentit amerikan, Joe Biden, ai është shprehur se do ta nënshkruajë.

“Ne jemi të detyruar të ndjekim ligjet në vendet ku operojmë, edhe kur ne nuk jemi dakord”, tha Apple në një deklaratë.

Ndryshe, nga AppStore i Kinës janë larguar edhe platforma tjera si Signal dhe Telegram.

Këto marrëdhënie të tensionuara amerikano-kineze kanë bërë që gjiganti teknologjik të zgjerojë operacionet në vende tjera si India dhe Vietnami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat