Zuckerberg në PE, kërkon ndjesë për skandalin - Bota Sot
Zuckerberg në PE, kërkon ndjesë për skandalin

Shkencë & Teknologji

E shtunë, 23 qershor 2018

Zuckerberg në PE, kërkon ndjesë për skandalin

Më: 22 maj 2018 Në ora: 23:19
Mark Zuckerberg

Pas apologjisë në Kongresin Amerikan, themeluesi i “Facebook”, Mark Zuckerberg i kërkoi ndjesë edhe ligjvënësve europiane për rolin e tij në skandalin e Cambridge Analytica Scandal dhe që kishte lejuar depërtimin e lajmeve të rreme në platformën e tij.

Kompania e konsulencës Cambridge Analytica, e cila mohon të ketë kryer shkelje, akuzohet për shfrytëzimin e të dhënave të 87 milionë përdoruesve të “Facebook”, për qëllime politike. Fjalën e tij në Parlamentin Europian, edhe këtë herë miliarderi e nisi duke pranuar gabimin.

“Gjatë viteve të fundit nuk kemi bërë mjaftueshëm për të mos lejuar që mjetet të cilat i kemi ndërtuar vetë, të përdoren edhe për të shkaktuar dëme”, tha Mark Zuckerberg.

Zuckerberg shpenzoi 22 minuta për t’i kthyer përgjigjie numrit të madh të pyetjeve që ligjvënësit europianë i parashtruan atij. Ai kishte të drejtë të zgjidhte se cilave pyetje t’u jepte përgjigje duke nxitur frustrimin e disa politikanëve që e akuzuan bosin e teknologjisë se e kishte zgjedhur këtë format për një arsye.

Zuckerberg nuk ju përgjigj pyetjes nëse kompania e tij ishte kthyer në monopol dhe i bëri bisht edhe pyetjeve të tjera lidhur me mënyrën si do të garantonte ruajtjen e të dhënave. Deputeti belg Guy Verhofstadt e pyeti Zuckerberg nëse donte të kujtohej si gjeniu që krijoi një “përbindësh” digjital, por edhe në këtë rast themeluesi i “Facebook” nuk u përgjigj.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test