Arrin Lexus ES për 2019

Shkencë & Teknologji

Arrin Lexus ES për 2019

Më: 26 prill 2018 Në ora: 13:15
Ilustrim

Lexus ka prezantuar edhe zyrtarisht në sallonin e automobilave në Pekin gjeneratën e shtatë të limuzinës ES.

Modeli i ri është më i gjatë se sa paraardhësi për 65 mm (4.975 mm), ndërsa distanca ndërmjet rrotave është më i gjatë për 50 mm. Lexus ES është më i gjerë për  45 mm nga gjenerata e mëhershme.

Lexus tash për tash ka bërë të ditur vetëm detaje teknike të modelit ES 350 për tregun amerikan, transmeton KosovaPress.

Ky automobil është i pajisur me motor 3.5 litra V6 me 305 kuaj fuqi, që do të thotë se është për 30 kuaj fuqi më i fuqishëm se sa pararendësi i tij.

Motori është i lidhur me ndërrues automatik prej tetë shpejtësive. Në ofertë do të jetë edhe hibrid ES 300h, por prodhuesi nuk ka publikuar specifikat.

Lexus ES në sallonet e shitjes arrin deri në fund të vitit 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat