Hënat misterioze të Marsit janë krijuar nga përplasja e dhunshme

Shkencë & Teknologji

Hënat misterioze të Marsit janë krijuar nga përplasja e dhunshme

Më: 25 prill 2018 Në ora: 19:41
Origjina e dy satelitëve të Marsit ka qenë pjesë e debatit për dekada të tëra.

Planeti i kuq ishte goditur nga një objekt i madh sa gjysma e tij, duke krijuar re të mëdha të mbetjeve që më vonë kanë formuar satelitët Phobos dhe Deimos.

Origjina e dy satelitëve të Marsit ka qenë pjesë e debatit për dekada të tëra.

Derisa shumica sugjeronin se ata janë asteroide të kapur nga graviteti i Marsit shumë kohë më parë, studimi i ri tregon një storie më shumë dramatike të origjinës.

Satelitët janë formuar nga retë e gurëve të thyer, thonë shkencëtarët.

Robin Canup, astrofizikan nga Instituti Southwest Research, i cili udhëhoqi studimin, tha se çelës i punës së re është madhësia e impaktit.

Krahasuar me Hënën e Tokës, Phobos dhe Deimos janë shumë më të vegjël dhe shkencëtarët kanë përdorur madhësinë e tyre për të studiuar llojin e objektit që ka goditur Planerin e Kuq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat