Planeti Urani ka re të krijuara nga sulfuri i hidrogjenit, gaz që iu jep vezëve të kalbura erën e tyre të pakëndshme.
Mundësia që ky gaz të jetë i pranishëm në atmosferën e planetit të shtatë ka qenë prej kohësh i debatuar, por është konfirmuar për herë të parë nga vëzhgimet në një teleskop në Havai.
Gazi me aromë të keqe ishte zbuluar mbi sipërfaqen e reve të planetit gjigand.
Gjetjet mund të hedhin dritë të re të rëndësishme mbi formimin e planetit Uran.
Rezultatet e ekipit shkencor janë publikuar në revistën Nature Astronomy.