Pse njerëzit prodhojnë tinguj të zhurmshëm 23 orë para se të vdesin - Bota Sot
Pse njerëzit prodhojnë tinguj të zhurmshëm 23 orë para se të vdesin

Shkencë & Teknologji

E hënë, 16 korrik 2018

Pse njerëzit prodhojnë tinguj të zhurmshëm 23 orë para se të vdesin

Më: 16 prill 2018 Në ora: 12:28
ilustrim

Njerëzit që janë afër vdekjes prodhojnë disa tinguj të zhurmshëm rreth 23 orë para se të ndahen nga jeta, dhe këtë e thonë doktorët.

Si pjesë e procesit të vdekjes, njerëzit humbin aftësinë të gëlltisin apo kolliten, duke i ndaluar që të pastrojnë sekrecionet në rrugët respiratore, thotë Daniel Murrell, specialisti i sëmundjeve infektive të universitetit të Alabamas.

Kjo i bën që ata të marrin frymë me një zhurmë karakteristike, që të jep përshtypjen sikur po mbyten.

Pavarësisht se kjo lloj zhurme mund të duket shqetësuese për të afërmit e personit, Dr. Murrell thotë se nuk është e dhimbshme dhe është pjesë e procesit të vdekjes.

Çfarë është zhurma e vdekjes?

Zhurma e vdekjes ndodh kur njerëzit që janë afër fundit të jetës nuk kanë fuqi të pastrojnë sekrecionet e fytit. Kjo shoqërohet me ndryshim të frymëmarrjes së tyre, që varion nga shumë e qetë në shumë e lartë, shkruan Medical Neës Today. Nuk ka prova që ajo shkakton shqetësime.

Shenja të tjera, sipas doktorëve që tregojnë se vdekja është afër janë:
Konfuzioni
Gogësimat e shpeshta, për të marrë më shumë oksigjen
Mospërmbajtje
Ndryshim i erës
Djegie
Irritim
Humbje të vetëdijes
Lëkurë mavi.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test