Virusi "WannaCry", vepër e hakerëve nga Kina Jugore?

Shkencë & Teknologji

Virusi "WannaCry", vepër e hakerëve nga Kina Jugore?

Më: 29 maj 2017 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Ekspertët për siguri kibernetike thonë se virusi "WannaCry", i cili ka infektuar më shumë se 200 mijë kompjuterë në 150 shtete, më herët gjatë këtij viti, mund të jetë vepër e hakerëve me origjinë nga Kina Jugore, Hong Kongu, Tajvani ose Singapori, shkruan gazeta South China morning post.

Ekspertët e kompanisë amerikane "Fleshpoint" kanë bërë analizën linguistike të kodit të virusit dhe konfirmuan se programin e kanë krijuar personat që kanë kinezishten si gjuhë amë, me dialekt jugor, transmeton TASS.  

Hakerët me ndihmën e përkthyesit të Google kanë përkthyer përmbajtjen në gjuhë tjera.  

Më herët kompania amerikane "Simantec" njoftoi se prapa sulmit me virusin "WannaCry", mund të qëndrojnë hakerët nga Koreja Veriore.  

Hakerët më 12 maj me këtë virus sulmuan kompjuterët në gjithë botën duke kërkuar para nga përdoruesit, në mënyrë që t’iu lejojnë sërish qasje në dokumentet e bllokuara. Sipas disa pohimeve me këtë rast janë përdorur metodat e hakerëve, të cilat i ka zhvilluar Agjencia nacionale e sigurisë amerikane (NSA).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat