WhatsApp kërkon mënyrën për të fituar para

Shkencë & Teknologji

WhatsApp kërkon mënyrën për të fituar para

Më: 11 mars 2017 Në ora: 17:21
WhatsApp

Aplikacioni WhatsApp ka filluar testimin e sistemit me të cilin do t’iu mundësohej kompanive dërgimi direkt i mesazheve të përdoruesve, thuhet në raportin e Reuters. Me fjalë tjera, WhatsApp po përgatitet për të fituar para.

Përkujtojmë se WhatsApp ka përdorur sistemin me të cilin paguhej anëtarësia njëvjeçare prej një dollari për përdorimin e shërbimit, por një parim i tillë është braktisur pas marrjes nga ana e Facebook-ut.

Pas kësaj, WhatsApp rekomandoi se do të kërkojë mënyrat që shfrytëzuesit dhe kompanitë të komunikojnë, andaj kemi mundur të sugjerojmë se do të arrijë ky funksion.

Sipas Reuters, disa startup kompani kanë nisur testimin e funksionit, por testimi i tij ende është në fazën e hershme. Ky sistem është pritur me dëshirë në vendet në të cilat WhatsApp është i popullarizuar.

Ky thuhet të jetë i njëjti sistem, të cilin  Facebook e ka zbatuar në rastin e platformës Messenger, por WhatsApp është shumë i popullarizuar në shumë pjesë të botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat