Misteri i ‘alienëve’ të Meksikës/ Eksperti bën zbulimin që nuk pritej: 30% e ADN-së së tyre është nga...

Shkencë & Teknologji

Misteri i ‘alienëve’ të Meksikës/ Eksperti bën zbulimin që nuk pritej: 30% e ADN-së së tyre është nga...

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 07:07
Foto ilustrim

Në kthesën e fundit në historinë e trupave misterioz të mumifikuar të “alienëve” të paraqitur në Kongresin Meksikan, një analizë e mbetjeve të çuditshme thuhet se ka zbuluar se 30% e ADN-së së tyre vjen nga një specie e panjohur.

Pretendimi thuhet se është bërë nga eksperti i UFO-ve, Jaime Maussan, i cili u bë i famshëm në botë në shtator kur ia prezantoi ekzemplarët e çuditshëm një grupi politikanësh në një seancë dëgjimore të UFO-ve.

Në takimin e tij më të fundit me Kongresin e vendit javën e kaluar, studiuesi thuhet se dha një përditësim mbi studimin e tij të trupave misterioz që thuhet se ishin gjetur nga një shpellë në Peru.

Sipas Maussan, në një analizë të kohëve të fundit të ADN-së së mbetjeve ai zbuloi se 30% e ADN-së së tyre ” nuk vjen nga ndonjë specie e njohur ” dhe edhe një herë iu kundërpërgjigj skeptikëve të mostrave duke këmbëngulur se ato janë “të vërteta” dhe jo një lloj trillimi që është krijuar shumë kohë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat