Bimët mund të rriten edhe në Hënë

Shkencë & Teknologji

Bimët mund të rriten edhe në Hënë

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Bimët mund të rriten edhe në Hënë. Pavarësisht dritës diellore shumë intensive, radiacioneve dhe mungesës së gravitetit, eksperimenti Bep i projektuar nga 28 universitete kineze ka dalë me sukses.

Gjatë misionit kinez në vitin 2019 në anën e fshehur të satelitit, u dërguan disa bimë, ndër të cilat, pambuk, patate, një lule, dhe miza frutash dhe u sistemuan në një miniserrë prej 3 kg, duke krijuar kështu një biosferë të vogël.

Eksperimenti nisi mjaft mirë dhe vazhdoi për 9 ditë me sukses, por më pas u ndërpre si pasojë e mbërritjes së natës hënore, dhe temperaturat e akullta shkatërruan bimët.

Megjithatë ky eksperiment konsiderohet i rëndësishëm, pasi është i pari që lindi dhe rriti jetë në një trup tjetër qiellor. Rezultatet janë publikuar në revistën shkencore Acta Astronautica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat