Kur pritet të vjen seria e re e videolojës së famshme Counter Strike?

Shkencë & Teknologji

Kur pritet të vjen seria e re e videolojës së famshme Counter Strike?

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Valve kishte premtuar se Counter-Strike 2 do të lansohej “verën e këtij viti”, por vera veçse ka përfunduar, dhe shumë persona pyesin: “ku është CS2?”.

Dhe sipas të gjitha llogarive, lansimi është praktikisht afër të ndodhë.

Valve postoi një pyetje në dukje të fshehtë në profilin zyrtar të Counter-Strike në X: “Çfarë do të bësh të mërkurën e ardhshme?”, me sa duket duke lënë të kuptohet se ata planifikojnë të lansojnë një version të ri të lojës po atë ditë.

Pra, mbani shënim këtë datë, pasi loja mund të lansohet pasditen e së mërkurës të 27 shtatorit, ndoshta në orën 19:00.

Lansimi i kësaj loje ka shumë të ngjarë të jetë gjëja më e madhe në lojërat kompjuterike në 2023. Counter-Strike: Global Offensive aktuale ka regjistruar 1 milion lojtarë aktivë të njëkohshëm në baza ditore prej muajsh.

Nëse ndonjë lojë kishte një shans për të rrëzuar nga froni PUBG: Battlegrounds me 3.2 milionë lojtarë në të njëjtën kohë, ishte Counter-Strike 2 – përmirësimi më i madh i një loje konkurruese në dekadën e fundit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat