Japonia shtyn sërish misionin hënor për shkak të motit

Shkencë & Teknologji

Japonia shtyn sërish misionin hënor për shkak të motit

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Agjencia hapësinore e Japonisë shtyu të hënën nisjen e misionit të saj hënor “Moon Sniper” për shkak të motit të keq. Raketa H2-A ishte planifikuar të nisej nga Qendra Hapësinore Tanegashima e JAXA-s në Japoninë jugore në orën 9:26 të mëngjesit me kohën lokale të hënën.

Nisja u shty më pak se 30 minuta përpara. Operatori Mitsubishi Heavy Industries (MHI) tha se misioni u anulua “sepse u konfirmua se era nuk i plotëson kufizimet në nisje”.

Nisja e raketës tashmë është shtyrë dy herë që nga java e kaluar për shkak të motit të keq.

Raketa mban një anije kozmike që supozohet të jetë anija e parë kozmike e tillë e Japonisë që ulet në Hënë. JAXA synon të zbarkojë “Snajperin e Hënës” brenda 100 metrave nga një objektiv specifik në Hënë. Kjo është shumë më pak se diapazoni normal prej disa kilometrash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat