Shkencëtarët e NASA-s janë të sigurt që ekzistojnë alienë në sistemin tonë diellor

Shkencë & Teknologji

Shkencëtarët e NASA-s janë të sigurt që ekzistojnë alienë në sistemin tonë diellor

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 10:09
Michelle Thaller

Një shkencëtare e NASA ka thënë se ajo është absolutisht e sigurt që alienët ekzistojnë në sistemin tonë diellor dhe me shumë mundësi ata fshihen në planetin Venus.

Dr Michelle Thaller, një shkencëtare kërkimore në agjensinë hapsinore të "Goddard Space Flight Centre", ka dhënë së fundmi një intervistë për "The Sun" ku ka zbuluar më shumë për të gjitha gjërat jashtëtokësore.

Sipas Dr Thaller, ajo është e sigurt që miqtë tanë ngjyrë jeshile, kanë ndërtuar një jetë në një tjetër planet, ku kushtet janë të pabanueshme për njerëzit.

"Unë nuk mendoja kurrë se ishte planeti Venus por tek ky planet ne shohim diçka në atmosferë që duket se me shumë mundësi është krijuar nga bakteria", shprehet ajo.

"Unë mendoj që është thjesht çështje kohe derisa të kemi prova që është në Sistemin Diellor", ka thënë DR Thaller ndërkohë që ka folur rreth mbledhjes së evidencave për të konfirmuar jetën përtej tokës.

Megjithatë, NASA ende nuk po i bën provat publike derisa të jenë 100% të sigurt që ekziston jetë në plantin shkëmbor.

"Ne nuk kemi prova absolute akoma. Por a mendoj unë që ka një tjetër jetë atje? Absolutisht që po".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat