Asteroidi godet Tokën, astronomët e vunë re disa orë përpara

Shkencë & Teknologji

Asteroidi godet Tokën, astronomët e vunë re disa orë përpara

Më: 15 mars 2022 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Një asteroid i vogël goditi Tokën mbi Islandë të premten e kaluar, vetëm pak orë pasi u vu re nga astronomët. 

Daily Mail shkruan se Astronomët dhe Agjencia Evropiane të Hapësirës e vunë re vetëm disa orë para se të godiste Tokën.

Objekti u rrëzua 40 kilometra në jug të ishullit norvegjez Jan Mayen në detin Arktik,  dhe shpërthimi ishte i barabartë me dy deri në tre mijë ton dinamit shpërthyes.

Shkëmbi hapësinor, i quajtur “2022 EB5”, besohet se është djegur në atmosferën e planetit tonë, por edhe nëse do të kishte prekur sipërfaqen, nuk do të kishte bërë dëm, sepse ishte vetëm 3 metra i gjerë.

Disa njerëz në Islandë raportuan se dëgjuan një goditje dhe panë një dritë gjatë kohës që 2022 EB5 fluturoi nëpër qiell me 11 milje në sekondë (18.5 km/s), midis Grenlandës dhe Norvegjisë.

Përpara përplasjes, e cila ndodhi në atmosferën në veri të Islandës në orën 21:22 të premten, më 11 mars, shkëmbi hapësinor u bë asteroidi i pestë që u zbulua përpara se të godiste Tokën.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat