Mesazhi i qartë nga Merkel: Ajo e di mirë pse Thaçi dhe Vuçiq janë duke e bërë këtë gjë - Bota Sot
Mesazhi i qartë nga Merkel: Ajo e di mirë pse Thaçi dhe Vuçiq janë duke e bërë këtë gjë

Politika

E shtunë, 22 shtator 2018

Mesazhi i qartë nga Merkel: Ajo e di mirë pse Thaçi dhe Vuçiq janë duke e bërë këtë gjë

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 13 gusht 2018 Në ora: 18:24
Foto nga samiti për Ballkanin Perëndimor

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se nuk do të ketë ndërrim të kufijve në Ballkan.

E, presidenti i Kosova, Hashim Thaçi, edhe pas kësaj deklarate ka bërë thirrje që të përkrahet ideja e tij për ndryshim kufijsh në Ballkan.

“Edhe njëherë i falënderoj liderët dhe qytetarët e Luginës së Preshevës që po përkrahin arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta për bashkimin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo e drejtë duhet të na bashkojë pa dallime partiake, ideologjike dhe bindjesh tjera, qoftë nga pozita institucionale, e shoqërisë civile apo e opozitës”, ka shkruar Thaçi në faqen e tij në facebook.

E lidhur me reagimin e kancelares gjermane, analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në Kosovës, Haki Abazi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se mesazhi i saj është i qartë.

Image
Haki Abazi

“Kancelarja Merkel e ka të qartë se çfarë do të thotë të luhet me kufijtë në Ballkan. Ajo e di mirë se pse Vuçiq dhe Thaçi janë duke e bërë këtë gjë. Ky nuk është fundi i konfliktit ky është ridemnsionimi i konfliktit Serbo-Shqiptar dhe tentimi për të shpallur heronj të rijnë nga personalitetet e vjetra dhe të tejkaluar e  te dështuar”, është shprehur Abazi,

Abazi ja treguar edhe nga cilat takime ka dalë ideja për ndarjen e Kosovës.

“Vuçiq dhe Thaçi janë takuar larg syve të publikut dhe kanë bërë marrëveshje të cilat i ka mohuar Thaçi duke thënë te pavërteta për atë se për çka janë takuar me ndërmjetësimin e diplomatit austriak Wofgang Petritsch.  Nga këto takime si duket është dalë ideja për ndarjen e Kosovës si kundër shpërblim të kinse ulëses në OKB. Kjo ulëse e ka karakterin e ulëses se Ukrainës dhe Bjellorusisë në kohën e bashkimit sovjetik dhe jo si një shtet i pavarur. Kjo nuk është asgjë e re por vazhdimësi e rrugëtimit pa mend e pa përgatitje të dialogut që ka filluar me 2011 fill pas opinionit pozitiv të gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë”, ka thënë Abazi për “Bota sot”.

MË tej, ai thekson se Thaçi është duke lëvizur themelet e shtetit.

Thaçi së bashku me bashkëpunëtorët e vet kane degraduar çdo aspekt dhe kanë dështuar në secilën fazë të këtij dialogu famëkeq që është nisur si teknik dhe ka arritur piken e ndryshimit të kufijve sido që të quhet ajo. Ajo qe është brengosëse se tani janë abortuar dhe injoruar institucionet dhe kushtetutshmëria e vendit.  Thaçi nuk ka mandat nga parlamenti për të bërë këtë që po tenton të bëjë. Gjithashtu është duke lëvizur themelet e shtetit që është i pranuar në këtë formë dhe në këta kufij nga më shumë se 110 shtete demokratike”, shprehet ai.

“Këto ide janë ide të shekullit të kaluar të krijimit të shteteve monoetnike dhe barriakdimit përmbrapa kufijve rigid. Kjo formë në asnjë mënyrë nuk paraqet fundin e lojës dhe fillimin e fqinjësie por një statusquo e re e konfliktit e ngrirë”, përfundon për “Bota sot”, njohësi i zhvillimeve politike, Haki Abazi.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test