“Problemi kryesor është Hashim Thaçi, nën presion dhe shantazh të Speciales dhe në duart e Serbisë e Rusisë” - Bota Sot
“Problemi kryesor është Hashim Thaçi, nën presion dhe shantazh të Speciales dhe në duart e Serbisë e Rusisë”

Politika

E diel, 19 gusht 2018

“Problemi kryesor është Hashim Thaçi, nën presion dhe shantazh të Speciales dhe në duart e Serbisë e Rusisë”

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 9 gusht 2018 Në ora: 16:39
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se do ta udhëheq ai fazën finale të dialogut me Serbinë, duke mos i marr parasysh kundërshtimet e ashpra të opozitës.

Madje, Thaçi ka paralajmëruar edhe disa kompromise të dhimbshëm që mund të vinë nga kjo fazë finale e këtij dialogu me shtetin serb.

Ndërsa numri dy i qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, ditë më parë doli edhe me një ide që kancelarja gjermane Angela Merkel të përfshihet në dialogun me Serbinë.

Lidhur me këtë, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se problem kryesor i zgjidhjes së problemit të Kosovës, është vetëm Hashim Thaçi.

Image
Drita Milaku

“Problemi i zgjidhjes së drejtë të problemit të Kosovës tashmë është problem i brendshëm dhe ai ka emër dhe mbiemër . Problemi më i madh i zgjidhjes së kësaj çështje është Hashim Thaçi i cili ka nevojë që të zgjidhë çështjen e Kosovës sipas kultit të Serbisë dhe as Merkel e as Tramp nuk mund të ndërhyjnë kur Hashimi dëshiron të jap më shumë që duhet dhe i kërkohet. Ky problem është edhe delikat edhe i rrezikshëm për arsye se Presidenti Thaçi dëshiron ta udhëheqë dialogun me çdo kusht. Presidenti Thaçi është nën presionin e Gjykatës Speciale dhe do të shantazhohet. Presidenti Thaçi tani më e ka humbur përkrahjen e botës perëndimore demokratike dhe është në duart e Serbisë dhe të Rusisë dhe do ta luan vallen e tyre. Si duket B. Pacolli nuk e ditka se Gjermania është faktori kyç sa i përket Kosovës, deklaratat e tij janë sa për të mbajtur "zhagun" Thaçit” , ka përfunduar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test