SBASHK-u beson se projektligji për pagat do të kalojë në Kuvend

Politika

SBASHK-u beson se projektligji për pagat do të kalojë në Kuvend

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 12 prill 2018 Në ora: 16:56
SBASHK

SBASHK-u paralajmëroi grevë për ditën e premte, pasi që qeveria nuk ndërmerrte hapa drejt zgjidhjes së statusit të punëtorëve të arsimit në vitet 1990-99.

Mirëpo, Qeveria pas mbledhjes së saj, vuri në rend dite edhe këtë problem dhe mori vendim që ta procedoi në Kuvend.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në një prononcim për “Bota sot” tha se besojmë shumë që kërkesat e tyre do të merren parasysh.

“Pasi që Qeveria e Kosovës në mbledhjen e ditës së mërkurë vuri në rend të ditës dhe e aprovoi  Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës  për vitet e 90-ta  u realizua kërkesa jonë sublime , ndërsa kërkesat tjera janë në procedurë dhe kanë të bëjnë me Ligjin e pagave dhe me Ligjin e punës dhe besojmë shumë se edhe në këto ligje do të përfillen idetë dhe kërkesat tona. E them këtë sepse në komisionet e ngritura nga ministritë gjegjëse do të jenë edhe përfaqësues të SBASHK-ut”-thotë Jasharaj.

Image
Rrahman Jasharaj

Ai është shumë i sigurt se ligji do të kalojë në Parlament pasi ata kanë biseduar vazhdimisht me deputetë të të gjitha subjekteve politike.

“Unë jam shumë I sigurt se Ligji do të kalojë  nga fakti se kemi biseduar vazhdimisht me deputetë  të të gjitha subjekteve politike shqiptare që janë në Parlament  e po ashtu  sigurinë tonë se ligji do të votohet nga pjesa më e madhe e deputetëve shqiptarë  na e shton fakti se Komisioni Parlamentar për Arsim , në të cilin janë anëtarë deputetë nga të gjitha subjektet politike  parlamentare I kanë dërguar letër  para  disa ditësh Kryeministrit Haradinaj duke kërkuar që në Qeveri të vihet në rend dite dhe të votohet ky projektligj. Pra, SBASHK ka besim në deputetet e pozitës dhe të opozitës se në shenjë respekti për punën e madhe dhe sakrificat që kanë bërë punëtorët e arsimit në vitet e vështira të okupimit duke mbrojtur arsimin dhe kulturën tonë karshi furtunave dhe dhunës së pushtuesit  do ta votojnë Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta”- u shpreh Jasharaj për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat