Alarmi i ekspertit: Serbia adapton strategjinë ruse, rrezik i madh për sigurinë e Kosovës

Politika

Alarmi i ekspertit: Serbia adapton strategjinë ruse, rrezik i madh për sigurinë e Kosovës

Nga: Petrit Rudi Më: 17 prill 2024 Në ora: 21:32
Albin Kurti- Aleksander Vuciq

Eksperti i sigurisë alarmon: Serbia me strategji ruse, ky është rreziku permanent për Kosovën

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka folur lidhur me kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë ndaj Kosovës, ku kohëve të fundit kemi një rritje të numrit të prezencës ushtarake serbe në kufi më Kosovën.

“Në dokumenti Strategjik të Serbisë 2023 (nuk ka ndryshuar as në 2024) në pjesën të kërcënimet rajonale thuhet që: Tjetërsimi etnik dhe fetar, dhe interpretime dhe përpjekje të ndryshme për të rishikojnë historinë, po krijojnë kufizime në procesin e stabilizimit të rajonit. Faktorë të tjerë që kërcënojnë sigurinë rajonale janë kërcënimet jo-ushtarake, duke përfshirë aspiratat separatiste dhe ekstremizmin etnik, fetar dhe politik. Rreziku i shpërthimit të luftërave dhe konflikteve të tjera të armatosura në Evropën Juglindore, megjithëse i zvogëluar, nuk është eliminuar”, shprehet Shala për “Bota sot”.

Sipas tij, Serbia është duke e rrezikuar prishjen e ekuilibrit të sigurisë në rajon, duke përfshirë edhe Kosovën.

“Dhe mbi këtë dokument Serbia tani përgjatë 2024 ka filluar të mbaj një trajnim fushor ndër ma të madhin për ka përdorimit të forcave të saja brenda reparteve ushtarake të tyre duke rrezikuar seriozisht prishjen e ekuilibrit të sigurisë në rajon me impakt edhe për Kosovën. Por në aspektin e detyrave te strategjisë ushtarake ku përcaktohen nga politika e një vendi objektivat e luftës, përgatitjet për luftë, mobilizimin e burimeve dhe mjetet dhe metodat e kryerja e luftës, duke përfshirë krijimin e kushteve të favorshme politike të brendshme dhe të jashtme për strategjinë ushtarake edhe atë çka po shohim është një doktrinë ushtarake e politike të Rusisë kundër Ukrainës e cila filloi në mars 2021 kur një numër i madh i trupave konvencionale iu shtuan forcave ekzistuese përgjatë kufijve të Ukrainës”, deklaron Shala.

“Ku ky ndërtim kryente tre funksione. Së pari, u bë presion mbi qeveritë perëndimore për t'u ri-angazhuar negociatat Minsk II për të inkurajuar Kievin për të bërë lëshime dhe për të shmangur një konflikt. Së dyti, ai vendosi paraprakisht pajisje ushtarake rreth Ukrainës që do të lejonin një ngritje më të shpejtë të forcave kur të vinte koha për pushtimin. Së treti, ajo i dha një mundësi Moskës për të vlerësuar reagimin e partnerëve ndërkombëtarë të Ukrainës”, shpjegon eksperti Shala.

Image
Drizan Shala

Prandaj sipas Shalës, koncepti i pushtimit rus u zhvillua rreth disa supozimeve kryesore.

“Shpejtësia ishte kritike për suksesin për ta bërë të parëndësishme përgjigjen e komunitetit ndërkombëtar. Largimi i liderëve të Ukrainës do të hiqte pengesën për ukrainasit pro-rusë për të shprehur mbështetjen për pushtimin. Kontrolli i ngrohjes, energjisë elektrike dhe financave do të ishte një mjet efektiv për të kontrolluar shumicën apatike të popullsisë së Ukrainës. Ushtria ruse mund të mposht ushtrinë ukrainase në fushën e betejës”.

“Pra Serbia tani ka hyrë në rrugëtimin e përdorimit të kësaj strategjie ruse brenda forcave të saja ushtarake dhe që ky veprim është rrezik permanent për Kosovën dhe institucionet tona duke filluar nga sulmet e ndryshme siç i kemi pare në shtator 2023 po ashtu edhe përmes luftës maline dhe asaj hibride brenda spektrit të gjer ne Kosovë duke përdorur partitë serbe por edhe mediat serbe në Kosovë për shpërndarjen e dezinformatave të fabrikuara brenda qendrës së tyre operacionale për luftë hibride. Por që Kosova është e përgatitur për një skenar të tillë, por edhe atyre të ndryshme”, përfundon për “Bota sot” eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat