Shabani me fjalë të mëdha për Kurtin në përvjetorin e pavarësisë – bën një krahasim interesant me politikanët e mëparshëm

Politika

Shabani me fjalë të mëdha për Kurtin në përvjetorin e pavarësisë – bën një krahasim interesant me politikanët e mëparshëm

Nga: A.SH Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 14:45
Albin Kurti

Sot, Kosova po shënon 16 vjetorin e Pavarësisë së saj.

Kjo festë ngërthen në vete shumë sakrifica e vuajtje të shqiptarëve deri në jetësimin e saj.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Amir Shabani, se Pavarësia e Kosovës është akti më i rëndësishëm pas Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas tij, drejt pavarësimit të Kosovës SHBA dhe BE kanë luajtur një rol qendror.

Ai thotë, se këtë përvjetor Kosova është nën presion të madh nga ndërkombëtarët për shkak se Qeveria po e zbaton kushtetutën, duke hequr nga përdorimi dinarin.

“Padyshim se Pavarësia e Kosovës është akti më i rëndësishëm për shtetësinë e saj pas Ushtrisë Çlirimtare e cila bëri kryengritjen kundër okupatorit serb dhe me ndihmën e SHBA-së dhe ndërhyrjen e NATO-s u mposhtë agresori i Ballkanit dhe më 17 shkurt 2008 Kosova shpalli pavarësinë e saj.

Shtetet e Bashkuara luajtën një rol qendror në rrugën drejt pavarësisë së Kosovës në koordinim dhe me mbështetjen e Uashingtonit. SHBA ishte ndër vendet e para që njohu Kosovën, më 18 shkurt. Ky përvjetor i pavarësisë vjen pasi SHBA-ja dhe BE-ja kanë intensifikuar përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë. Por në këtë përvjetor, Kosova është ndoshta edhe nën presionin më të madh ndonjëherë nga aleati i saj i madh përtej Atlantikut, për faktin se qeveria aktuale e Republikës së Kosovës po tenton me çdo kusht ta zbatojë kushtetutën dhe të funksionojë ligji i së drejtës, ku së fundmi edhe u largua dinari serb si valutë brenda territorit të Kosovës dhe u vendos të përdorej vetëm valuta Euro.

Mund të them se qeveria Kurti e ka ngritur lartë çështjen e Kosovës sa i përket marrëdhënieve me Serbinë, luftën kundër korrupsionit, kundërshtimin e agresionit rus në Ukrainë dhe së fundmi paraqitjen briliante në OKB sa i përket dëmeve dhe krimeve të shkatuara nga Serbia ku edhe gjatë kësaj kohe, kjo e fundit tenton me çdo kusht të krijojë tensione konflikti”, shprehet ai.

Ai tutje, nuk lë anash as ata politikanë që luftuan për Pavarësi, duke shtuar se ish-liderëve të mëparshëm të Kosovës po ju bëhet padrejtësi që po mbahen dhe gjykohen në Gjykatën e Hagës duke u akuzuar për krime lufte.

S'ka dyshim se politikanët e mëparshëm të cilët luftuan për Pavarësinë e Kosovës dhe më pas kisjin nderin e shpalljes së pavarësisë së saj gëzojnë pozitën dhe nderin e veçantë në mbarë kombin shqiptar, mirëpo gjendja e Kosovës gjatë mandateve të tyre nuk ka qenë edhe aq për t'u lavdëruar për faktin se kishin mungesë përgatitjeje profesionale dhe diplomatike, gjë që tek Albin Kurti shihet se këtë e ka me një elokuencë të lartë.

Ajo që po ju bëhet me padrejtësi ish-liderëve të mëparshëm të Kosovës është se padrejtësisht po mbahen dhe gjykohen në Gjykatën e Hagës duke u akuzuar për krime lufte, e që është absurde dhe paradoks i vërtetë. Por, shpresoj që drejtësia do t'i zbardh të vërtetat dhe kredibiliteti i Kosovës do jetë edhe më i ngritur.

Uroj që çdo përvjetor i Pavarësisë të Kosovës të jetë më i suksesshëm se tjetri për gjithë qytetarët e vendit, duke ju mundësuar zhvillim socio-ekonomik më të mirë, punësime, drejtësi, mirëqenie dhe siguri”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat