Vendimi për dinarin/ A mund të ketë masa shtesë ndaj Kosovës, flasin analistët

Politika

Vendimi për dinarin/ A mund të ketë masa shtesë ndaj Kosovës, flasin analistët

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 12 shkurt 2024 Në ora: 20:19
Ilustrim

Siç duket çdo vendim i Qeverisë së Kosovës që ka të bëjë me serbët “çon peshë” ndërkombëtarët.

Kështu ndodhi me dinarin, të cilin Qeveria e Kosovës e ndaloi përdorimin e tij në territorin e Kosovës.

Ky vendim nuk u prit aspak mirë nga ndërkombëtarët, të cilët po kërkojnë me ngulm që të të tërhiqet vendimin, deri sa të koordinohemi me serbët e veriut. Madje, për dinarin u mbajt edhe seancë e veçantë në Këshill të Sigurimit të OKB-së.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky vendim është ligjor dhe kushtetues, që në Kosovës të ketë vetëm një valutë për përdorim.

Tahiraj: Duket kryeministri Kurti ka ndarë mendjen, me dërgua vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme

Image
Saim Tahiraj

Lidhur me këtë, veprimtari Saim Tahiraj, veprimet e Kurtit i quan populiste duke thënë se me këto veprim siç duket Kurti e ka ndarë mendjen për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas tij, ai vetëm dëme po i sjellë Kosovës.

“Veprimet populiste dhe arrogante të kryeministrit Kurti nuk kanë të ndalur. Arroganca e tij në raport me SHBA dhe Bashkimin Evropian është e pafalshme dhe e pajustifikueshme, edhe pse është ndëshkuar me sanksione Kosova. Ai jo vetëm që nuk mori mësimin e duhur por vazhdon avazin e vjetër. Në bazë të veprimeve të deritashme populiste, siç duket kryeministri Kurti ka ndarë mendjen, me dërgua vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme. Dëmet që po ja sjellë Kosovës, fare nuk i bëjnë përshtypje sepse ai ka mendjen vetëm te pushteti. Me veprimet populiste mendon se do shtoj elektoratin në favor të tij, andaj sipas të gjitha parashikimeve po e dërgon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme”, thekson ai.

Duke vazhduar kundërshtinë që ka ndaj kryeministrit Kurti, Tahiraj thotë se nëse nuk i ka parasysh kritikat e ndërkombëtarëve mund të ketë sanksione të reja ndaj Kosovës.

Ai në gjithë këtë mes lë fajtor edhe opozitën për të cilën thotë se është e lodhtë dhe nuk po kanë guxim ta informojnë popullin për veprimet e Kurtit.

“Nëse ky kryeministër arrogant, nuk do i ketë parasysh qortimet e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian dhe të reflektoj, gjasat reale janë se Kosova do ketë sanksione tjera shtesë. Fatkeqësisht e kemi një opozitë të lodhtë, e cila nuk e ka guximin të marrë një fushatë, për ta informuar dhe sqaruar popullin me këto pasoja që po sjellë kryeministri arrogant Kurti, me veprimet e tij. Deri sa opozita nuk fuqinë ta pengoj dhe Bashkësia Ndërkombëtare po vepron vetëm me sanksione, ky kryeministër ka hapësirë të lirë manovrimi dhe po luan lojëra të rrezikshme për vendin. Pasojat do i bartë vetëm shteti i Kosovës dhe populli i saj, andaj duhet një zgjim mbarë kombëtar. E vetmja shpresë mbetet zgjimi i popullit nga kjo agoni, të organizohen dhe të bashkuar të dalin në ballë për të penguar këto veprime që po dëmtojnë shtetin tonë”, përfundon ai për “Bota sot”.

Kelmendi: Ballkani ndodhet para shpërthimit

Image
Muhamet Kelmendi

Përkundër Tahirajt, profesori Muhamet Kelmendi thotë se kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Kosovës janë të njëashnshme.

“Kosova po kritikohet vazhdimisht nga Brukseli dhe nga Uashingtoni. Çdo vendim që po merret i shtetit të Kosovës për ndërtimin e shtetit të së drejtës po quhet i shpejtuar dhe kundër raporteve me shtetin serb. Edhe vendimi mbi largimin e dinarit u kritikua. Kjo është gjë jo e mir dhe shumë e njëanshme. Ndërkombëtarët e "harruan" agresionin terrorist të Serbisë në Banjskë të Kosovës dhe po merren me një vendim të drejtë dhe ligjor. Akti terrorist në Banjskë nuk i dëmtoi raportet e Serbisë me Kosovën. Ndërsa, ky mbi dinarin i çrregulloj”, thotë ai.

Më tej, ai thotë se sa për koordimin siç thonë edhe SHBA kanë të drejtë, por vendimi është i drejtë dhe kushtetues.

Tutje, thotë se ky vendim nuk do të ndikojë në raportet me Kosovën.

“Po akuzohet Qeveria e Kosovës për largimin e dinarit si masë që po krijon tensione me shtetin serb; si masë e shpejtuar dhe e pa koordinuar, e që ka ndikuar negativisht. Në koordinim ka të drejtë SHBA, por vendimi është i drejtë dhe kushtetues. Ndërsa, Brukseli është mësuar që nëpërmjet z.Stano të kritikohet Kosova. Po ky zotëri nuk e vlerësoj sulmin në Banjskë në akt terrorist. Vendimin mbi dinar e futi në veprim të dëmshëm.

"Dinari është vendim i dëmshëm", th z.Stano.

Megjithatë, nuk besoj se do të ndikon ashpër në raportet me Kosovën.

Qëndrimi euro-amerikan ka karakter politik. Banjska është akt terrorist. Dallimet janë të thella. Ballkani është para shpërthimit. Serbia është armatosur. Rreziqet për luftë janë rritur. Rusia po bën presion mbi Beogradin për hapjen e frontit të luftës në Ballkanin Perëndimor. Kjo duhet të preokupon Brukselin, Londrën dhe Uashingtonin. Kurrsesi një vendim i drejtë dhe aspak nacionalist i dinarit. Kosova është shtet dhe po vepron si shtet. Këtu nuk ka provokim”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat