Lidhjet e Vuçiqit me kriminelin Veljko Belivuk, analisti nga Amerika ‘godet’ presidentin serb – befasohet nga ndërkombëtarët

Politika

Lidhjet e Vuçiqit me kriminelin Veljko Belivuk, analisti nga Amerika ‘godet’ presidentin serb – befasohet nga ndërkombëtarët

Nga: N. Shaqiri Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 18:29
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Profesori dhe analisti politik, i cili jeton dhe vepron në Amerikë, Binak Maxharraj, është shprehur se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq është një kriminel dhe ka lidhje me grupe kriminelësh në veri të Kosovës.

Maxharraj e përmend një shkrim të gazetës amerikane, e cila përmend lidhjet e Vuçiqit me kriminelë dhe me politikanë të korruptuar.

“Aleksandër Vuçiqi është një kriminel lufte që ka lidhje me banda dhe me kriminelë e grupe kiminelësh, që pa lidhjet kriminele të Vuçiqit me këto grupe është e pamundur ekzistenca e tij në pushtet. Gazeta e njohur amerikane, ‘New York Times’ ka publikuar një hulumtim tronditës duke treguar lidhjet e presidentit Vuçiq me kriminelët dhe bandat kriminale, por edhe lidhjet e tij me liderët e korruptuar të Kosovës. Gazeta vë në pah sidomos lidhjet e Vuçiqit me bandën e Veljko Belivuk, një grup i frikshëm mafioz i akuzuar ku masakronte kundërshtarët e Vuçiqit duke i futur në një grirëse mishi”, shprehet profesori.

Ai shton se, gjatë gjithë dialogut Kosovë-Serbi është kjo e fundit që po e pengon dialogun.

“Nuk ishte dialogu për hir të serbëve të Kosovës dhe pozitës se tyre sociale, por për diçka tjetër, për diçka më shumë, ishte interes nacional i Serbisë për të “marrë diçka nga Kosova” siç theksonte shpesh Vuçiq, pra për veriun e Kosovës, për të cilin siç thotë është në gjendje edhe të luftojë për të. Këtë sot e përmend për çdo ditë me kërcënime, më përdorimin e forces. Këtë më së miri e ilustron fakti se ai Kosovën e ka futur në rrethim të hekurt me 48 baza ushtarake, policore e militare”, thotë tutje ai.

Maxharraj shton se, këtë më së miri e ilustron rasti i shumë protestave të serbëve, barrikadave dhe bllokimi i rrugëve e deri te akti terrorist i përgatitur nga Serbia dhe vetë presidentit Vuçiq në Banjskë të Leposviqit, që për qëllim kishte për ta pushtuar atë pjesë, por dëtshuan me pasoja të paparshikueshme që ua bëri policia e Kosovës, por që në këtë rremujë terroriste mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

“Është shumë interesante, se si pas kësaj Evropa, por edhe Amerika po i rrinë “gatitur” Vuçiqit. Ai nuk fajësohet, e as që kërcënohet nga BE dhe SHBA për të gjitha të këqijat që po ia bën Kosovës. Si emisarët proserbë Borell e Lajçak, por edhe emisari Gabriel Escobar në vend se të merren seriozisht me të gjitha të bëmat e Serbisë dhe Vuçiqit ata përqafohen me të, përqafohen edhe atëherë kur ai i rren dhe mashtron, kur shtihet si paqësor por në realitet është një kriminel tipik”, potencon ai.

Tutje ai shton se, kështu Gabriel Escobar e ofendonte shpesh kryeministrin Kurti kur ai kishte rezerva ndaj presionit të tij që hapatas po ia bënte Kurtit në dobi të Serbisë.

“Se sa ishte rrenc e mashtues krimineli Vuçiq, e tregon edhe fakti se ai për të gjitha këto vite nuk i nënshkroi marrëveshjet e arritura të akodruara në Bruksel, të cilat si të tilla nuk janë të vlefshme edhe ndërkombëtarisht janë inegzistente. Por edhe më e çuditshme se si dhe pse ndërkombëtarët ranë nën këtë kurthë duke mos e detyruar Vuçiqin që t’i nënshkruajë marrëveshjet si psh. ato të Brukselit dhe Ohrit shumë të vlefshme për të arritur ndonjë cak, anipse aty parashihej edhe njohja de fakto e Kosovës, anipse Kurti vazhdimisht insistonte që ato të nënshkruhen, sepse marrëveshjet ndërkombëtare janë të vlefshme vetëm kur ato i kanë firmat”, thotë ai.

Maxharraj thekson se, këtë më së miri e tregon fakti se Vuçiqi hapatas deklaroi se marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit nuk janë të pranueshme për Serbinë, e as që do t’i zbatojë, por që disa pika të saj u shkelën menjëherë kurse ndërkombëtarët as që raguan duke i zënë besë rrencit Vuçiq.

“Më këtë perëndimorët BE dhe SHBA po gënjejnë veten çdo herë duke menduar se do ta kthejnë Serbinë në rrugën e perëndimit, me përgëdhelje, me donacione dhe ndihma miliardëshe për mundësinë e kthimit të saj kah perëndimi. Por nuk po e shohin se ai ashiqare po i gënjen, po i mashtron sepse lidhjet e tij me Rusinë dhe Putinin po bëhen gjithnjë e më të forta, më të thella”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat