“Mesazhet e SHBA-së dhe Britanisë dridhën Vuçiqin” – Kush do ta zhdukë për 36 orë Serbinë, sipas Gecit?

Politika

“Mesazhet e SHBA-së dhe Britanisë dridhën Vuçiqin” – Kush do ta zhdukë për 36 orë Serbinë, sipas Gecit?

Nga: N. Sh. Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 19:00
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Republika e Kosovës, ka filluar vrullshëm të forcojë Ushtrinë.

Kështu, pas blerjes së dronëve Bajraktarë nga Turqia, dhe raketave Javelin nga Amerika, Kosova ka arritur edhe një marrëveshje tjëtër me Turqinë ku është e fokusuar Kosova në industrinë e armëve.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrotjes, Ejup Maqedonci i cili tregoi se kanë arritur marrëveshje ushtarake me shtetin turk.

Për këtë, ka reaguar disa herë radhazi presidenti i Serbisë, i cili ka njoftuar se edhe Serbia do të armatoset.

Armatimin e ushtrisë dhe reagimin e Aleksandër Vuçiqit për këtë e ka komentuar veprimtari i LDK-së Halil Geci.

Geci thotë se mesazhi i Amerikës ka dridhur Serbinë.

“Mesazhet e Amerikës që i mori Serbia përmes ambasadorit Kristofer Hill, duke ia tërhequr vëmendjen Vuçiqit se Kongresi Amerikan do ta furnizojë Kosovën me raketa Javelin dhe në qoftë se tenton ta pushtojë Kosovën me ushtri të rregullt, Serbinë do ta zhdukim për 36 orë”, shprehet Geci.

Ai tutje përmend edhe deklaratën e kryeministrit të Britanisë, që sipas tij, i bëri me dije Serbisë se sulmi në Banjskë është më tepër se terrorist.

“Këto mesazhe tregojnë se Amerika dhe Britania kanë kërkuar politikanë të vendosur në Kosovë, e jo siç ishin deri me tash: zhvatës, hajna, servilë dhe të shitur të Serbisë! Këtë mesazhë e ka kuptuar edhe Shqipëria, mu për këte ministri i punëve të jashtme Shqipërisë i dha një mesazh Serbisë para pak ditësh që t’i largoj trupat nga kufiri i Kosovës. Me sa duket Albini dhe Vjosa e morën pavdekësinë e të dyja botërave sipas vizionit apo këndvështrimit tim…”, përfundon Halil Geci.

Pas lajmeve për armatosjen e Ushtrisë së Kosovës, tashmë Serbia ka thënë se t’i shpenzojë rreth 740 milionë euro vetëm këtë vit për blerjen e pajisjeve ushtarake dhe armatim.

Këtë e tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

 “Serbia aktualisht ka 186 milionë euro në dispozicion, të cilat do t'i shpenzojmë menjëherë për blerjen e mjeteve dhe armëve nga fabrikat vendase të industrisë së dedikuar. Kur t'i bashkoni të gjitha këto, do të shihni se ky do të jetë viti në të cilin ne do të pajisemi më së miri, më shpejt dhe më fuqishëm”, tha Vuçiq.

Duke folur për vendimin e SHBA-së për t'i shitur Kosovës 246 raketa antitank të prodhimit amerikan, si dhe pajisje përcjellëse, Vuçiq tha se kjo lëvizje është në kundërshtim me Rezolutën 1244, e cila, shtoi ai, nuk parasheh që Kosova të ketë ushtri.

"Sipas Rezolutës 1244, nuk guxon të ketë asnjë grup të shqiptarëve të armatosur të Kosovës dhe ata krijuan një ushtri për ta dhe vazhdojnë ta krijojnë atë. A jemi ne të fortë si Amerika, Anglia, Gjermania, Turqia - nuk jemi. Por, mund t’i tregojmë gjithë botës se kjo në mënyrë brutale shkel normat juridike ndërkombëtare”, tha Vuçiq.

Vuçiq kishte shprehur “zhgënjim të madh” me njoftimin e SHBA-së se miratoi kërkesën e Prishtinës për blerjen e raketave Javelin, pasi vendimi iu kumtua nga ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill.

Kosova edhe në të kaluarën ka blerë ose ka pranuar në formë donacioni armë nga Shtetet e Bashkuara.

Pasi u miratuan ndryshimet në Kuvendin e Kosovës më 2018, Qeveria e atëhershme nënshkroi një kontratë me kompaninë amerikane, AM General për pajisjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) me 51 automjete të tipit Humvee.

Dy vjet më vonë, Kosova bleu edhe automjete të tjera ushtarake nga SHBA-ja, ndërkaq më 2021, Qeveria amerikan i dhuroi Kosovës 55 automjete të tipit ASV (Armored Security Vehicle).

Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe një vendim për blerjen e dronëve amerikanë, ndërkaq autoritetet kosovare kanë paralajmëruar se ushtria e ardhshme do të pajisjet edhe me helikopterë.

Më 2028, kur pritet që FSK-ja të shndërrohet ushtri, ajo parashihet t’i arrijë të gjitha kapacitetet operacionale për, siç është thënë, “ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe të qytetarëve, pronave dhe interesave të vendit”.

FSK-ja, aktualisht, ka rreth 2.500 pjesëtarë. Pas periudhës së tranzicionit, ky numër pritet të rritet në mbi 7.500 dhe të përfshijë pjesëtarë aktivë dhe rezervistë.

Buxheti për këtë vit i Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës është në vlerë prej 153.049.911 eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat