“Secili i kemi 2-3 milionë”/ A do ta ndihmojë Xhavit Haliti Hashim Thaçin në Speciale?

Politika

“Secili i kemi 2-3 milionë”/ A do ta ndihmojë Xhavit Haliti Hashim Thaçin në Speciale?

Nga: P.R. Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 14:34
Hashim Thaçi

Gjatë javës së kaluar, Gregory Kehoe, Joe Reeder, Greenberg Legal Associates dhe anëtarët e kësaj kompanie, kanë kërkuar të tërhiqen nga mbrojtja e Hashim Thaçit në rastin e tij në Gjykatën Speciale për shkak të mos pagesës, ani pse të gjithë e dinë pasurinë milionëshe që ka krijuar Hashim Thaçi.

“Z.Thaçi nuk ka përmbushur detyrimin ndaj Gregory Kehoe, Joe Reeder, Asociacionit Greenbuerg Legal dhe anëtarëve të ekipit mbështetës dhe z.Thaçit i është dhënë një paralajmërim i arsyeshëm se do të kërkonin përfundimi nëse nuk u është përmbushur detyrimi”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

E vite me parë ish bashkëpunëtori i Hashim Thaçit, Xhavit Haliti krenohej me pasurinë e tij. Madje deklaronte se ai i kishte “2-3 milionë euro”.

“Në qoftë se ka met puna me i shpejgu 2-3 milionë, edhe ti i ki, na tan i kemi 2-3 milionë”, deklaronte Xhavit Halitit në vitin 2018.

Kur tani Hashim Thaçi po has në vështirësi financiare, i cili akuzohet nga Gjykata Speciale edhe për vrasjen e kundërshtarëve politikë, për çka shumë herë nëpër media është lakuar edhe emri i Xhavit Halitit, nga ky i fundit po kërkohet që t’i dal në ndihmë Thaçit.

Së paku kështu po thotë analisti Faton Mehmeti.

“Natyrisht se Thaçit të gjithë ata që kanë përfituar nga ai duhet me i ndihmu, por duket se kur bëhet fjalë për parat të gjithë strukën. Ka shumë bashkëpunëtor të tij që janë bërë milionerë në krahë tij e sot nuk i ndihmojnë, me çka konfirmohet se nuk ka pasur miqësi por interesa të ngushta”, shprehet Mehmeti për “Bota sot”.

Image
Faton Mehmeti.

“Në gjykimin tim edhe Xhavit Haliti duhet me i ndihmu Thaçit, edhe ata që thirrën në emër të tij e që kërkojnë favore në parti. Hipokrizia nuk njeh kufi, lufta për pushtet është më e madhe se çdo gjë tjetër në PDK”, shton Mehmeti.

Ai hedh dyshime në arsyen e largimit të avokatëve nga mbrojtja e Thaçit në Gjykatën Speciale.

“Largimi i avokatëve të Thaçit për mungesë fondesh më tepër është alibi e qëllimshme për të paraqitur Thaçin dhe familjen e tij ai të varfër, se gjoja s’kanë përfituar asgjë se nga mungesa e vërtetë e fondeve. Synojnë të përfitojnë nga shteti, nëse jo për të nxjerr “nga 2-3 milionerë” që të gjithë i kanë”, thekson Mehmeti.

“Fatkeqësisht, njerëz si Xhaviti dhe komplet PDK kanë qeverisur me vendin duke sjell varfëri për popull, e pasuri për politikanët. Në këtë kuptim, besoj se Thaçi duhet të ndihmohet nga shokët e tij që kanë milionat, nëse me të vërtet e çmojnë siç shprehen në publik. Populli s’ka obligim me dhanë para për ata që nuk dihet si do të përfundojnë në fund të procesit”, përfundon për “Bota sot”, analisti Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat