Kurti e Sveçla publikuan emrat organizatës kriminale “Brigada e veriut”/ Eksperti i sigurisë tregon cili duhet të jetë hapi i radhës!

Politika

Kurti e Sveçla publikuan emrat organizatës kriminale “Brigada e veriut”/ Eksperti i sigurisë tregon cili duhet të jetë hapi i radhës!

Nga: N. Shaqiri Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 16:40
Milan Radoiçiq

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla kanë publikuar shumë emra të kriminelëve serbë që bënin pjesë në grupin terrorist që sulmuan në Banjksë.

Ministri Sveçla publikoi me emër të gjithë personat e dyshuar për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Banjskë.

Ai deklaroi se pothuajse të gjitha janë anëtarë të organizatave “Mbrojtja Civile” apo “Brigada e Veriut” që kanë zhvilluar veprimtari të dyshimtë në Kosovë.

Në lidhje me këtë, ish-zëvendësminsitri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, thotë se, ky zbulim i liston kriminelët dhe rolët e tyre kruesore në organizmin e këtyre grupeve kriminale në veri.

Ai thotë se duhet argumentuar edhe dëshmuar për lidhjen që e kanë me kabinetin e Vuçiqit të gjitha bandat serbe dhe parmilitare të krimit në veri.

Tërnava shprehet se tani duhet që të gjithë këta emra të zbuluara të ndiqen, hetohen dhe arrestohen në secilin moment të mundshëm që takohen nga organet e rendit të shtetit të Kosovës.

“Sikurse edhe në raste të tjera që ka ndodhur në rrjetin zyrtar i zyrtarëve të shërbimit në Kosovë, nëse ai i spiunazhit apo edhe i krimit të saj, edhe në këtë rast ka reaguar e tmerruar qeveria e Serbisë nëpërmes të të dërguarit drejtor të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Thëniet e tij për ne janë të qarta dhe nuk janë befasuese, sepse ata shërojnë shërbehen me thashetheme dhe edhe të vërtetën e argumentuar ata se duka e bishtruar duke e demantuar, prandaj Policia e Kosovës duhet të jetë kompakte në veri”, thekson Tërnava.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se sa i përket hetimeve mbi sulmin terrorist të 24 shtatorit, informacionet i janë dhënë edhe Prokurorisë së Shtetit dhe i takon kësaj të fundit të merret me të, pasi ka dëshmi prova dhe materiale të mjaftueshme për ngritjen e aktakuzave ndaj personave që morën pjesë në Banjska.

“Informacion të Republikës së Kosovës, të shtetit lidhur me sulmin terrorist dhe kriminal në Banjskë, nuk ka që nuk i është dhënë Prokurorisë së Shtetit. Sot janë bërë tre muaj prej se është kumtuar urdhrin për sulmin terrorist e cila e vrau rreshterin policor, heroin Afrim Bunjakun, një ditë më pas, pra më 24 shtator. Sot, janë bërë tre muaj prej kur është kumtuar urdhri dhe ky informacion ndodhet tashmë edhe te prokuroria. Ka parë numër faktesh, dëshmi materiale, të cilët janë të mjaftueshme që të ngrihen aktakuza për sulmin në Banjskë të Zveçanit… Ky hendek nuk mund të përmbushet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, i takon Prokurorisë së Shtetit, prandaj pyetja duhet të jetë për ta. Unë jam këtu për të ndihmuar, mirëpo ata janë aty për të punuar”, tha Kurti.

Përveç këtyre, Kurti tregoi edhe për punën që po bëhet në sigurimin e kufijve me qëllim të parandalimit të sulmeve të mundshme në të ardhmen, duke thënë se patrullimi i përbashkët me KFOR-in i ka zmbrapsur planet serbe për sulme.

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla deklaroi që sipas të dhënave të Policisë, që nga viti 2021 e deri më tani, institucionet dhe zyrtarët e Kosovës, janë sulmuar 114 herë në veri të vendit.

Derisa përmendi edhe njëherë sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, Sveçla tha se tanimë ka fakte të mjaftueshme që Serbia ishte organizatore e këtij sulmi.

“Qëllimi i sulmit të terroristëve dhe qëllimi i Serbisë, ishte që të aneksohet veriu i vendit. Si institucione, kemi ofruar fakte të mjaftueshme që konfirmojnë organizimin e Serbisë për të organizuar këtë sulm paramilitar terrorist. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, që nga viti 2021 deri sot, institucionet dhe zyrtarët e Kosovës, janë sulmuar 114 herë në veri”, potencoi Sveçla.

Kujtojmë se në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat