“Serbia po nxitohet t’ia fusë flakën Kosovës”, Geci “zbulon” edhe planet për Kroacinë e Bosnjën

Politika

“Serbia po nxitohet t’ia fusë flakën Kosovës”, Geci “zbulon” edhe planet për Kroacinë e Bosnjën

Nga: Naile Ejupi Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 15:04
Halil Geci

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka raportuar në Kuvend për draft- propozimin e BE-së dhe ShBA-së për Asociacionin.

Kurti nuk është ndalur shumë në detaje, kjo pasi ashtu janë pajtuar me aleatët dhe sponsorët e propozimit

Kurti ka thënë se në vlerësimin e tij, ai draft s’është “Zajednicë” dhe sipas tij e ndërpret trashëgiminë e mosnjohjes të Republikës së Kosovës. Gjithashtu kreu i Qeverisë ka thënë se sipas draftit, serbët do të jetojnë në Kosovë në përputhje me aspiratat multi-etnike të Kushtetutës dhe pas synime dëmtuese ndaj shtetit.

“Me aq sa mundëm në vijim do të flas për këtë draft-propozim, por njëkohësisht pa detaje, meqë është obligim ndaj emisarëve të BE-së dhe SHBA-së të cilët kanë kërkuar që ne ta respektojmë këtë kërkesë të tyre. Besoj që në vazhdim ata duhet e do ta publikojnë për të ofruar më shumë transprancë. Për ne drafti mund të publikohet qysh sot.

Ata na propozuan një draft. Një dokument të përfaqëson unitetin trans-atlantik. Ky karakter trans-atlantik më dha përshtypje serioze që se kisha takuar më herët. Më bëri përshtypje që zytarë të lartë të shteteve sponzoruese kishin marrë pjesë direkt në hartimin e tij. Më bënë të qartë që hartimin e draftit e kanë bërë me kujdes për Kushtetutën, letrën e Mogherinit, qëndrimin Schole Escoba dhe më thanë që është në përputhje me ligjet e Kosovës.

Nga një kënd procedural, nuk dua të jap qëndrim juridik për përputhshmërinë e draftit me Kushtetutën. Atë e jep Gjykata Kushtetuese siç e parasheh qartë draft-statuti.

Megjithatë si kryeministër dhe si politikan dua ta them një këndvështrim politik për draftin.

E para, drafti në vlerësimin tim politik ndërpret trashëgimin mosnjëhse të Republikës që ishte çimentuar në 2013 dhe 2015. Drafti ka qartësi për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, ku serbët do të jetojnë në përputhje me aspiratat multi-etnike të Kushtetutës dhe pa qëllim tjetër dëmtues dhe minues për Republikën në njohje të integritetit territorial,. Kjo qartazi nuk është Zajedenicë, sepse asisoj do të ishte e padiskutueshme.”, ka thënë Kurti.

Ky draft- statut i asociacionit nuk ishte pranuar nga Serbia, ndërsa analisti politik Halil Geci, thotë se ajo nuk ishte e kënaqur vetëm me asociacionin.

Sipas tij, Serbisë i interesonin edhe pjesë tjera që janë marrë vesh me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

“Serbisë deri më sot i kanë thyer brirët vetëm në Kroaci!

Serbia ka shpresuar se Kosovën e ka futur në grusht me ndihmën e Grenellit, Ramës, Isës, dhe Hashimit por si duket nuk i doli ashtu!

Serbia nuk ishte e kënaqur vetëm me asociacionin ajo ishte marrë vesh me Ramën në Nish për ta ndarë dhe për t’i marrë Kosovës pjesën vitale ekonomike që asaj i interesonte, pjesën tjetër të mbetur ishin marrë vesh me Ramën në Nish që ta marri Shqipëria dhe Kosova të shkrihet në dy shtete, e të mos ekzistojë fare…!

Ky projekt i Sorosit dhe i miratuar nga Akademia Serbe për amanetin e Rankoviqit ishte pranuar tërësisht nga Edi Rama Polari dhe Vuqiçi”, deklaron Geci.

Ai përmend Bosnjën dhe Malin e Zi, duke shtuar se Serbia po nxiton t’ia vë flakën Kosovës.

“Sa për Srbska Republikën e Bosnjës ajo punën është e kryer 100%…!

Serbët e Bosnjës dhe Dodikun po e nxiton Rusia për konflikt të ri përndryshe ata ndahen kur të duan.

Ashtu siç po i nxitohet Serbisë për t’i dhënë flakën Kosovës dhe Ballkanit kjo u pa më 24 shtator.

Gjithashtu Mali i Zi mbi 50% janë të etnitetit serb të martuar e të serbizuar deri në gjen, pjesa tjetër e qytetarëve malazezë e bëjnë më pak se 49% e me malazezë shqiptarë, boshnjakë, ashkalinj magjup e dilingji.

Esat pasha i ri alias Driton Abazviqi ua bëri një favor të jashtëzakonshëm kishës Ortodokse duke ia falur kishat shqiptare popave të Serbisë. Kuptojeni pra se Serbia edhe me Malin e Zi sipas mendimit tim sot apo nesër e ka punë të kryer”, pohon Geci.

Analisti shton se Kurti po mundohet “ta fus Zajednicën në binarë”.

“Se si do të duket Zajednica e detyrueshme me kushtetutë dhe e propozuar nga Franca dhe Gjermania dhe e pranuar nga kryeministri Kurti ende nuk e di, por një e di se Albini me shpirt u mundua që ta vë Zajednicën e tradhtarëve në binarë kushtetuese, por kjo prapë varet se ka po çka thotë Amerika, e jo çka thotë Albini”, shton ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat