Përgjimi i Mimoza Kusari-Lilës me Slavko Simiq-in/ Kërkohet seriozitet, kjo është thirrja për Prokurorinë!

Politika

Përgjimi i Mimoza Kusari-Lilës me Slavko Simiq-in/ Kërkohet seriozitet, kjo është thirrja për Prokurorinë!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 17 korrik 2023 Në ora: 19:06
Mimoza Kusari-Lila

Së fundi në media u publikua një pjesë e përgjimeve të bisedave të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq. 

Në hyrjen e përgjimeve të para është zbuluar se këto incizime janë bërë në qershor të vitit të kaluar. 

Biseda ndërmjet Kusari-Lilës e Slavko Simiqit është bërë në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes. 

Në hyrje të bisedës, Slavko Simiq ia përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiqin. 

Ky i fundit është në listën e zezë të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i dyshuar për rastin “Brezovica”. 

Ky përgjim ka tronditur skenën politike në vend, duke shpërfaqur bashkëpunimin e pushtetit të VV-së me Listën Serbe për punë e ligje të ndryshme në vend. 

Protagonistja kryesore e përgjimeve të publikuara së fundi për bisedën me Listën Serbe, Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka paralajmëruar ballafaqim me gjyq ndaj gazetarit, Berat Buzhala, i cili e ka publikuar incizimin në mediumin e tij. 

Ndërsa pa reaguar nuk ka mbetur edhe kryeministri Kurti, i cili u shpreh se në materialin e publikuar në medie dëgjohet vetëm disa sekonda Kuasri-Lila dhe më shumë ka interpretime partizane në mënyrë që njerëzit të mos mund ta dëgjojë gjithë bisedën. 

Ai ka kërkuar që me këtë çështje të merren organet e drejtësisë, ndonëse ka pranuar se asaj i është lëshuar  në interfon Milan Radojçiqi në zyrën në Kuvend. 

Ky rast nxiti edhe trazira në Kuvendin e Kosovës, ku pati një konfrontim të ashpër ndërmjet deputetëve të PDK-së me përfaqësues të Qeverisë dhe deputetë të LVV-së.  

Për vite me radhë është përfolur se në Kosovë shërbimet e huaja sekrete janë shumë aktive. 

Në lidhje me atë se nëse rasti i përgjimeve të deputetes Kusari Lila, “komprometon” sistemin e inteligjencës në Kosovë, folën për gazetën “Bota sot” ekspertë të sigurisë dhe të Kushtetutës.  

Shala: Ky rast është tejet shqetësuese 

Eksperti i sigurisë Drizan Shala në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh se rasti i përgjimit të Kusari Lilës nuk ka ndërlidhje me dështimin e inteligjencës së Kosovës. 

“Publikimet e audio-përgjimet nuk ndërlidhen asgjë me implikimin apo dështimin e Inteligjencës së Kosovës”, u shpreh ai. 

Më tej, eksperti i sigurisë thotë që është një ngjarje shumë shqetësusese duke kërkuar kështu nga Prokuroria të merret seriozisht me këtë rast. 

“Por, që ky rast është tejet shqetësues në rrethanat tjera që do të duhej të trajtohet në nivelin e përgjithsisë politike të protagonistes në fjalë dhe në anën tjetër prokuroria do të duhej të merrte veprime hetimore në lidhje më involvimin e personit më të kërkuar nga drejtësia e Kosovës. 

Meqë e kemi një argument faktik ligjor edhe të shpalljes organizata terroriste me të cilat është involvuar Millan Radojeqiqi”, tha Shala për “Bota sot”. 

Image
Eksperti i sigurisë Drizan Shala

Burjani: Përgjimet, ndikim negativë për Kosovën 

Ndërsa i pyetur për anën ligjore të kësaj situatë për “Bota sot”, ka folur juristi Blerim Burjani. 

Ai u shpreh se kjo situatë nuk është aspak pozitive ani pse ka pasur edhe qeveritar të tjerë që kanë folur më herët me Rajdoçiqin. 

“Normale që është jo pozitive, çdo politik që bëhet jashtë transparencës për Kuvendin e Kosovës është e dëmshme, por nuk duhet jo vetëm kjo deputete ka komunikuar me Rajdojçiqin edhe të tjerët si Ramushi dhe disa qeveritar të dikurshëm”, thotë ai. 

Image
Blerim Burjani

Juristi në fund përmend edhe kalimin e partive politike të deputetes Kusari-Lila, që sipas tij janë ndikues. 

“Normal se kjo është skandaloze për Kosovën, por pothuajse kjo është bërë normale nuk ka dorëheqje të qeverisë , as të shefes së grupit të VV. E cila ka përplot skandale dhe dalje e hyrje nëpër parti të ndryshme për interesa personale, kjo nuk është aq përgjegjëse sa është Albini me mbrojt një njeri të tillë që ndërron parti politike”, përfundoi Burjani për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat