Kujt i intereson rrëzimi i Kurtit në këto momente përveç Vuçiqit? Nela del me disa pyetje pas dhunës në Kuvend

Politika

Kujt i intereson rrëzimi i Kurtit në këto momente përveç Vuçiqit? Nela del me disa pyetje pas dhunës në Kuvend

Nga: M.Lakna Më: 14 korrik 2023 Në ora: 20:02
Foto nga vendngjarja

Të enjten, Kuvendi i Kosovës shndërrua në arenë përplasjesh ndërmjet pushtetit dhe opozitës.

Ndërsa kryeministri i Kosovës Albin Kurti po mbante fjalim lidhur me marrëveshjen e de-përshkallëzimit të situatës në veri të vendit, nisën përleshjet fizike mes përfaqësuesve të Qeverisë, deputetëve të shumicës me deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës,

Këtë situatë për gazetën “Bota sot” e komentoi për gazetën “Bota sot” publicisti Milaim Nela.

Image
Milaim Nela

Fillimisht ai u ndal te fakti që përleshjet nisën nga publikimi i përgjimeve të bisedes telefonike të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila dhe deputetit të Listës serbe Sllavko Simiq.

Ato skena sigurisht nuk janë të denja për Kuvendin e Kosovës.

Situata u provokua nga disa përgjime të publikuara nga gazetari Berat Buzhala i cili ka mbajtur një qëndrim tejet agresiv ndaj qeverisë aktuale që kur në studion e televizionit ku punonte me parë shkeli Baton Haxhiu!

Le te bëj të qartë për lexuesit e “Bota Sot” se unë nuk kam ndonjë konsideratë për politikanët si Mimoza Kusari që i nërrojnë partitë dhe bindjet politike në varësi të llokmave që ju ofron pushteti i radhës.

Kam parë diskutime të ethshme në shumë studio televizive të Kosovës dhe nuk e di sa të verteta janë inçizimet, por askush nuk ka pyetur;

Kush i regjistroi?

Sa i lighshëm është regjistrimi?

Kush ja solli ato Berat Buzhalës?

Pse në këto momente?”, ka pyetur Nela.

Ai ka pyetur se edhe se kujt i intereson rrëzimi i qeverisë Kurti në këto momente përveç Aleksander Vuçiqit gjë të cilën nuk e ka fshehur asnjëherë?

“Në çfarë planeti jetojnë PDK dhe LDK? A vërtet mendojnë se me metoda të tilla perfide do fitojnë simpatinë e zgjedhësve kosovarë?”, ka shtuar Nela.

Sipas tij, opozita është në rrugën më të gabuar të mundshme, ndërsa rikujtoi se Haradinaj e kishte pritur në zyrë Radoiçiqin.

“Unë besoj se janë në rrugën më të gabuar të mundshme edhe sikur Mimoza Kusari të këtë patur qëllimet më të këqija të mundshme në atë bashkëbisedim me deputetin e listën serbe apo Milan Radojçiçin që Haradinaj dhe të tjere ndoshta e kanë pritur në zyrë.

Do të doja që opozita e Kosvës t’i kthehet realitetit dhe interesave të vendit se me këto mënyra vetëm se do të degradojnë akoma më keq se në zgjedhjet e kaluara”, përfundoi Nela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat