Lidhjet e Vuçiqit me krimin e mafinë, ngrihen dyshimet rreth Gjykatës së Hagës/ Kjo mund të ndodh pas eleminimit të Vuçiqit

Politika

Lidhjet e Vuçiqit me krimin e mafinë, ngrihen dyshimet rreth Gjykatës së Hagës/ Kjo mund të ndodh pas eleminimit të Vuçiqit

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 9 maj 2023 Në ora: 20:17
Foto ilustrim nga artikulli i New york Times

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka qenë personazh i revistës javore të gazetës Neë Your Times, ku kjo e fundit pretendon të ketë zbuluar lidhjet e Vuçiqit me botën e krimit në Serbi. Artikulli trajton me hollësi krimet e kryera nga një grup kriminal, udhëheqësi i të cilit thotë se i ka shërbyer pushtetit të presidentit Vuçiq.

Artikulli i gazetarit Robert F. Worth përshkruan me detaje krime të kryera nga banda e Veljko Belivukut, kreu i grupit të tifozëve të ekipit të futbollit, Partizani i Beogradit. Ai dhe 29 pjesëtarë të grupit u arrestuan më 2021.

“Në një seancë gjyqësore me dyer të mbyllura Veljko Belivuk tha se banda e tij ishte organizuar ‘për nevojat dhe me urdhër të Aleksandër Vuçiçit’, sipas transkripteve të gjykatës”, thuhet në artikullin e Nju Jork Tajmsit.

“Ai përshkroi disa nga punët që banda pretendonte se i kishte bërë për qeverinë, si frikësimi i rivalëve politikë” dhe se ishte takuar personalisht edhe me presidentin Vuçiç. Këto akuza janë hedhur poshtë nga presidenti serb, i cili megjithatë refuzoi të komentonte për akuzat me Nju Jork Tajmsin.

Gazetari Worth thotë se ai nuk beson se zoti Vuçiç i ka krijuar bandat kriminale nacionaliste serbe, por ai padyshim, i ka shfrytëzuar ato për forcimin e pushtetit të tij.

“Nacionalizmi serb nxiti luftën e Jugosllavisë në vitet 1990. Pra, ajo ka ekzistuar për një kohë të gjatë dhe e njëjta gjë mund të thuhet edhe për krimin e organizuar. Unë mendoj se ai është një politikan oportunist që dëshiron shumë të jetë në pushtet. Ai ka qenë shumë efektiv në kontrollin e pothuajse të gjitha levave të pushtetit në Serbi dhe për këtë ai ka përdorur të gjitha mundësitë në vend”, thotë për Zërin e Amerikës, gazetari i Nju Jork Tajmsit, Robert F. Worth.

Ndaj artikullit ishin pajtuar profesori i Universitetit John Hopkins dhe vëzhguesi i hershëm i zhvillimeve në Ballkan, Daniel Serëer, ndërsa sipas analistëve politikë me eliminimin e Vuçiqit do të qetësohet Ballkani dhe publikimi i shkrimit mund të jetë për shkak të presionit mbi forcat mafioze.

“Kriminelët monstrum të Vuçiqit kanë pasur dhe makinë për grirjen e mishit të viktimave”

Analisti politik, Sulejman Mehazi, thotë se Vuçiq është i njohur për krimet e tij të bëra nga lufta në Bosnjë- Hercegovinë dhe Kosovë.

Image
Sulejman Mehazi

Sipas tij, kriminelët monstrum të Vuçiqit kanë pasur dhe makinë për grirjen e mishit të viktimave.

“Nëse krerët e UÇK-së pa farë argumentesh të shitjeve të organeve njerëzore janë akuzuar në Gjykatën e Hagës atëherë çfarë do themi për kriminelin e klasit të parë Aleksandar Vuçiqin i cili jo që është i njohur me krimet e tij të bëra që nga lufta në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë, po kriminelët monstrum të Vuçiqit kanë pasur dhe makinë për grirjen e mishit të viktimave, se është trashëgimtar i krimeve zinxhirore që nga koha Millosheviqi e deri më sot, po se po se forca ushqyese e Vuçiqit në krye të Serbisë janë vetëm krimet. Krimet bandidiste të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, në mënyrë detajuese e argumentuese i shpreh edhe gazetari i revistës javore të gazetës më të njohur amerikane, "Nju Jork Tajms", Robert F. Ëorth, i cili në artikullin e tij me detaje e argumente përshkruan krimet e kryera të Vuçiqin në bashkëpunim me bandën e tmerrshme të kreut të grupit të tifozëve të ekipit të futbollit të Partizanit të Beogradit. Veljko Belivukut”, shprehet Mehazi.

Ballkani i BE-së do të qetësohet me eliminimin e Vuçiqit, shprehet Mehazi, gjersa shton nuk e kupton sesi BE dhe SHBA e përkrahë atë jo vetëm në raport me Kosovën, por edhe me Bosnjën- Hercegovinën e Malin e Zi.

Ai ngre dyshime që “mos ndoshta dhe BE-ja e Gjykata e Hagës janë kriminelë, pasi përkrahin kriminelin e Serbisë, Vuçiqin”.

“Nuk mund ta kuptojmë BE-në e SHBA-në se si është e mundur kriminelin e klasit superior të Ballkanin Perëndimor, Vuçiqi, të përkrahet në raport jo vetëm me Kosovën, por edhe me Bosnjë-Hercegovinen e Malin e Zi. Si nuk e kanë të qartë perëndimoret se presidenti kriminel i Serbisë, nuk është zgjidhje, por problemi kyç i shteteve të Ballkanit Perëndimor, se me eliminimin e Vuçiqit Ballkani i BE-së do qetësohet. Këtë të keqe ballkanike të Vuçiqit në "Nju Jork Tajms", e komenton edhe profesori i mirënjohur universitar, John Hopkins, i cili thotë: “Nuk ka asnjë politikan, që në rrethanat aktuale mund të ngrihet në pushtet në Beograd, pa një lloj përshtatjeje me krimin e organizuar dhe Shërbimin Sekret." Kjo është mjaft e qartë. Grupi kriminel i Veljko Belivukut në bashkëpunim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin, kanë bëre krime monstruoze të prerjeve të gjymtyrëve të viktimave, kryesisht pjesëtarë të grupeve rivale, më keqja se pas masakrimit, pjesët e trupave të gjymtuar, janë hedhur në një makinë për grirje mishi. Nuk e dimë se Gjykata e Hagës a ka dëgjuar se Vuçiqi me bandën e tij kriminele ka pasur dhe makinë për grirjen e mishit të viktimave dhe për fat të keq Haga, BE-ja, SHBA-ja e miklojnë Vuçiqin përballë Kosovës. Mos ndoshta dhe BE-ja e Gjykata e Hagës janë kriminele pasi përkrahin kriminelin e Serbisë Vuçiqin?”, pohon Mehazi.

“Krimineli i luftës Millosheviç i kishte dy pikësynime kur erdhi në pushtet”

Në anën tjetër, analisti politik Muhamet Kelmendi, pyet pse tolerohet mafia serbe. Ai tregon qëllimet mbi të cilat është ndërtuar qeveria nacionale kriminale dhe raciste.

Image
Muhamet Kelmendi

“Pse tolerohet mafia serbe e udhëhequr nga mafiozi Vuçiq? Krimi i organizuar dhe i mbështetur në urrejtje raciste është dukuri e integruar në shtetin serb. Nga koha e shpërbërjes së Jugosllavisë, si në Serbi e në Maqedoni, ashtu edhe në Malin e Zi dhe në Republikat tjera të dalë nga Jugosllavia, kemi një veprimtari të rrezikshme kriminale. Krimineli i luftës Millosheviç i kishte dy pikësynime kur erdhi në pushtet. 1. Organizimin e Serbisë së madhe, duke zhdukur kroatët, bosanët dhe shqiptarët dhe 2. Organizimin e mafisë serbe për t'u pasuruar në masë. Mbi këto qëllime e ndërtoi qeverinë nacional kriminale dhe raciste. Bëri luftë në Kroaci, në Bosnië e Hercegovinë dhe në fund edhe në Kosovë, ku bëri gjenocid. Klika e ndërtuar ishte e gjerë. I tërë shteti ishte racisto-kriminal. Baza e urrejtjes raciste u ngulite në shtet. Teoria e kriminelit të luftës dhe të paqes Vuçiq-Daçiq dhe Vulin, që ishin vegla të Millosheviçit, ishte: " Për një serb të vrarë do të ketë hakmarrje nga Serbia duke vrarë me qindra veta". Kjo teori fashiste e Adolf Hitlerit u bë ideologji e shtetit serb. Me këtë u vranë dhe u masakruan fëmijë, gra dhe burra. U bënë përdhunime të shumta dhe u dëbuan me miliona njerëz. Krimineli Millosheviç u kap. Mbetën njerëzit e tij. Mbeti Vuçiq, Daçiq, Vulin, Koshtunica dhe shumë kriminelë të tjerë. Fillimisht kishte vështirësi që të etablonte pushtetin klika e Vuçiqit. Mirëpo, me organizimin e grupit kriminal të drogës, të pasurisë së patundshme kriminale dhe të tregtimit me qenie njerëzore, u forcua klika kriminale e Vuçiqit”, shprehet Kelmendi.

Sipas tij, publikimi i lidhjeve të Vuçiqit mund të jetë për t’i bërë presion mbi forcat mafioze dhe shkëputja e ndikimit rus.

“Gazeta prestigjioze amerikane Neë York Times ka zbuluar lidhjet e krimit të organizuar dhe mafisë së Vuçiqit me mafinë ndërkombëtare, duke pasur edhe përkrahjen dhe mbrojtjen e Moskës. Edhe James Rubin, ish-zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, i cili tash udhëheq Qendrën Globale të Angazhimit në kuadër të këtij institucioni, ka shpërndarë artikullin e Neë Jork Times për presidentin e Serbisë, si kriminel i lidhur me mafinë ndërkombëtare. Pse bëhet kjo? Ndoshta për presion mbi këto forca mafioze, në mënyre që të realizohen planet e UE-së dhe të Uashingtonit në Ballkanin Perëndimor. Duket se qëllimi primar i tolerancës është shkëputja e ndikimit rus”, shton Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat