Juristi flet për gjetjen e mostrave/ Tregon hapat që duhet të merren – ja kush duhet të jep llogari!

Politika

Juristi flet për gjetjen e mostrave/ Tregon hapat që duhet të merren – ja kush duhet të jep llogari!

Nga: M.Haziri Më: 10 mars 2023 Në ora: 22:15
Pamje nga varrimi i Astrit Deharit

Vëmendjen e opinonit publik në këto orë e mori lajmi për gjetjen e mostrave të ish-aktivistit të VV-së, Astrit Deharit, të cilat ishin zhdukur në dhjetor të vitit të kaluar.

Një burim brenda IML-së ka thënë se “mostrat janë gjetur në frigorifer që nuk ka qenë funksional në një hapësirë e cila nuk ka qenë e mbuluar nga kamerat, nga shkallët emergjente”.

Media ka raportuar se mostrat janë kthyer aty ku kanë qenë më herët.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur juristi Blerim Burjani.

Ai u shpreh se kjo ngjarje duhet të ketë të dënuar përgjegjësit kryesor pasi nuk duhet të ketë lojë me këtë tragjedi.

Image
Blerim Burjani

Përgjegjësi, testim për të mbyllë rastin, testim i opinionit publik dhe familjes Dehari, përgjegjësia duhet të sanksionohet,masat ligjore duhet të hyjnë në fuqi për akterët e kësaj lojë. Nuk ka lojë me tragjedi, pra duhet dhënë përgjegjësi të plotë për këtë që ka ndodhur”, u shpreh ai.

Më tej, juristi thekson që duhet të gjenden ata akter të kësaj loje dhe duhet ta marrin dënimin e merituar.

Përgjegjësit duhet të gjenden për këtë lojë Kjo është sa e tmerrshme aq tragjike. Pas gjithë kësaj zhurmë askush ende nuk është gjetur përgjegjës. Duhet të gjenden ata akter të kësaj loje dhe duhet ta marrin dënimin e merituar”, përfundoi Burjani për “Bota sot”.

Kujtojmë që janë bërë gjashtë vite nga vdekja e paqarte e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari nuk kanë mjaftuar për të zbardhur rastin e vdekjes së tij në qelinë e Qendres së Paraburgimit në Prizren.

Në ndërkohë, Ministrie e Drejtësisë në krye Albulena Haxhiun po akuzon Prokurorinë Speciale për neglizhencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat