Analisti nga Amerika: Si i bënte skicat Hashim Thaçi për ndarjen e Kosovës, kështu u ndalua nga Angela Merkel dhe Amerika!

Politika

Analisti nga Amerika: Si i bënte skicat Hashim Thaçi për ndarjen e Kosovës, kështu u ndalua nga Angela Merkel dhe Amerika!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 10 tetor 2022 Në ora: 22:15
Hashim Thaçi

Analist politik, prof. dr. Binak Maxharraj ka folur për apetitet e Serbisë për marrjen e tokave shqiptar.

Ai flet për ardhjen e Serbisë nga Karpatet e deri te aspiratat e mëdha të tyre për zhdukjen e shqiptarëve dhe marrjen e tokave.

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

 

Maxharraj thotë se, serbët nuk janë popull autokton në Kosovë, pasi ata erdhën në Ballkan nga Karpatet si pushtues kah fundi i shek XII.

“Prej që erdhën në këto anë, ata vazhdimisht shtronin trysni, bënin skica dhe plane për zhdukjën e banorëve autokton, sidomos kishin urrejtje patalogjike ndaj shqiptarëve auotkton, ndaj të cilëve në vazhdimësi ushtronin dhunë, luftëra për zapimin e trojeve të tyre dhe për përndjekjen dhe dëbimin e tyre. Për këtë bënë plane dhe projekte në vazhdimësi, që nga projekti Ilia Grashaninit e deri te ai i Ivo Andriqit të cilët parashiheshin se si duhet vepru për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre, e sidomos dëbimin e tyre për në Turqi, ku sot jetojnë hiç më pak se 5 milionë shqiptarë pa kurrfar të drejtash nacionale e kombëtare”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, është interesant fakti kur gjatë krizës Lindore të vitit 1878 nga Sanxhaku i Nishit u dëbuan me dhunë për në Turqi mbi 300 mijë shqiptarë, kurse një pjesë tjetër u dëbuan për në Kosovës si muhaxhir.

“Ata në vazhdimësi me ndihmën e aleatës së saj Rusisë pushtonin trojet shqiptare, i ndanin, i copëtonin. Shqipëria e tërë etnike e cila dikur kishte 98 mijë kilometra katror, mbeti në 28 mijë kilometra katror, sepse serbët, përkatësisht sllavet i pushtuan, i ndanë në pesë shtete, ku siç thuhet Shqipëria ishte i vetmi vend në botë ku kufizohej me etninë e vetë nga të gjitha anët. Por, trysnia e Serbisë për gllabërimin e trojeve shqiptare nuk u ndal kurrë gjatë historisë si në kohërat kur sundonte fashizmi çetniko-serb ne këto hapësira, kërcnimet dhe luftërat ishin përmenante në këto anë”, thotë ai.

Sipas tij, për shkak të këtyre kërcënimeve për zgjerim dhe krijimin e Serbisë së madhe edhe e shkatërruan ish-Jugosllavinë.

“Trysnia e saj vazhdon edhe në kohërat e sotme kur Ballkani Perëndimor gjendet në tranzicion e sipër. Serbia në këto rrethana të reja assesi të gjejë vetën, assesi të adaptohet rrethanave të demokracisë, sepse në këtë vend ende e kësaj dite gjenden në pushtet njërëzit e regjimit fashisto-çetnik të S. Millosheviqit siç janë Aleksander Vuçiq, Ivica Daçiq të cilët e frymëzojnë nacionalizmin dhe ekstremizmin serb. Serbia në vend të orientimit kah vlerat perëndimore e zgjodhi rrugën e gabuar rreshtimin e saj kah sllavizmi për krah Rusisë e cila jo vetëm që nuk e dënoj agresionin e Rusisë në Ukrainë, por edhe shkon edhe më larg duke nënshkruar marrëveshje të natyrës mbrojtëse, por edhe e cila furnizohet me armë nga Rusia”, shprehet profesori.

Ai thotë se në këto rrethana Kosova pati fatin e keq që të dialogojë me Serbinë, gjë e cila nuk do të duhej të ndodhte.

“Një dialog i tillë është dhuratë e Hashim Thaçit, gjoja për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë. Bile ai shkonte edhe më larg duke deklaruar se me Serbinë duhet të pajtohemi se krimet e luftës tanime janë vjetëruar. Por, pas kësaj ky shkonte edhe më larg duke deklaruar, bërë skica e plane më Vuçiqin për ndarjen e Kosovës, korigjimin e kufijve, etj. përderisa nuk u ndalua nga ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, por edhe nga vet Amerika, sepse thjeshtë Amerika dhe BE e hodhën nga skena politike në drejtim të Hagës, sepse Amerika dhe UÇK nuk e kishte çliruar Kosovën për të ndarë në paqe”, thotë ai.

Profesori pohon se, sot Kosova po ballafaqohet me ekstremizmin serb të përmasave të paimagjinueshme për rrethant e sotit.

“Kjo vjen se Serbia hala e qorruar nga nacionalizmi millosheviqian nuk po e gjenë rrugën, nuk po di çfarë do, ka po shkon, tenton të hajë me dy lugë duke u lidhur shpirtërisht me Rusinë, kurse duke e mashtruar Perëndimin për të përfituar fianciarisht. Sot, derisa Serbia po e mashtron Perëndimin me sjelljën e saj “pro perndimore” Rusia ka hyrë thellë në Serbi, ka formuar qendra informative sidomos ajo në Nish, e armatos Serbinë dhe sillet si në shtëpinë e vet, dhe krejtë këtë e bënë për interesat e saja gjeostrategjikepër dominim në Ballkanin Perëndimor.

Pra, Serbia edhe në këto rrethane të tranzicionit demokratik si ide të saj e ka krijimin e Serbisë së Madhe, por tashti me ide tjera siç është “Ballkani i Hapur” edhe me autor santrapin shqiptar, të pafytyrin Edi Rama. Serbia nuk heq dorë nga kjo strategji nacio-fashiste për dominim ekstrem në Ballkan”, përfundon Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat