Madeleine Albright, heroina që e ka vendin në piedestalin e figurave madhore historike të Kosovës!

Politika

Madeleine Albright, heroina që e ka vendin në piedestalin e figurave madhore historike të Kosovës!

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 24 mars 2022 Në ora: 16:18
Madeleine Albright shërbeu si Sekretare e Shtetit e SHBA në administratën e Bill Clinton nga 1997 deri në 2001

Mikja e madhe e shqiptarëve, ish sekretarja e parë grua e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, MedelieineAlbright, dje kaloi në përjetësi, në moshën 84 vjeçare.

Vdekja e zonjës Albright, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë, u konfirmua në një njoftim drejtuar stafit të Albright Stonebridge Group, një firmë strategjike globale e themeluar nga vetë Albright.

Padyshim se shqiptarët e përjetuan rëndë këtë lajm të hidhur, duke e ditur kontributin e pashoq të sekretares Albright në rrugëtimin e Kosovës për çlirim, pavarësi dhe demokraci.

Albright kishte rol kyç në negociatat në Rambuje mes palës shqiptare dhe asaj serbe, që i paraprinë fushatës së bombardimeve të NATO-s në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat