Reforma e Kastratit për arsimin, Biqkaj: E ngutshme

Politika

Reforma e Kastratit për arsimin, Biqkaj: E ngutshme

Nga: A.M. Më: 3 gusht 2021 Në ora: 23:06
Ilustrim

Nxënësit e komunës së Kamenicës një vit nuk kanë zhvilluar procesin mësimor.

Kjo ka ndodhë për shkak që kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati pati nisur një reformë në arsim, për ngritje të cilësisë nëpër shkolla.

Për këtë reformë ka folur kandidati për kryetar të Kamenicës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeton Biqkaj.

 Ai në një intervistë për “Bota sot”, ka thënë se reforma e Kastratit ishte e ngutshme, por ka theksuar se çdo herë ka nevojë për reformë.

“Reformën që e ka nisur kryetari aktual është e ngutshme dhe rezulton me mbylljen e disa shkollave, sepse çdo herë ka nevojë për reformë në cilësi, ambient ku zhvillohet mësimi, por këtu kemi të bëjmë me funksionim të shkollave, ku ka shkolla me afërsisht 100 nxënës. Po ashtu, çdo veprim duhet të bëhet bashkë më komunitetin”, ka thënë ai. 

Më tej, ai ka komentuar edhe përfshirjen e Ministrisë së Arsimit në këtë çështje.

“Dhe nga ky proces kanë humbur shumë nxënësit e këtyre shkollave. Po ashtu edhe me ndërhyrjen e Ministrisë së Arsimit nuk është zgjidhur problemi, por kanë funksionuar paralelisht Komuna me Ministrinë”, ka deklaruar Biqkaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat