Pas zgjedhjes së kryetarit të ri, LDK-së i vjen thirrja që të këndellet

Politika

Pas zgjedhjes së kryetarit të ri, LDK-së i vjen thirrja që të këndellet

Nga: M.H Më: 16 mars 2021 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

LDK-ja ishte partia politike e cila nga zgjedhjet e 14 shkurtit, pësoi rënin më të mëdha gjatë historisë së saj në skenën politike. Kjo rënie u reflektua në elektoratin e saj, duke bërë kështu që Mustafa të merr përgjegjësinë për humbjen e partisë dhe të jap dorëheqje. Me dorëheqjen e Mustafës u hap rruga që në krye të kësaj partie të vije dikush tjetër.

Kështu gjatë ditës së diele, LDK mbajti zgjedhjet brenda saj duke arritur të zgjedhje Abdixhikun kryetarin e radhës të kësaj partie.

Mirëpo ajo se çfarë mori vëmendjen të dielën që po lëmë pas ishte dorëheqja e Anton Qunit, i cili pak para mbledhjes është tërhequr nga gara për kryetar të LDK-së.

Lajmin e ka konfirmuar vet para mediave.

Këtë deklaratë e bëri para fillimit të Kuvendit zgjedhor. Ndërkaq, nuk ka dhënë emirin e kandidatit që do ta përkrah, shkruan “Bota sot”. “

Duke pasur besim të plotë në të gjithë kandidatët, filluar nga profili i tyre i lartë moral, politik, intelektual dhe profesional, unë do të tërhiqem nga kandidatura dhe do të jap besimin për njëri nga kandidatët. Kujt do ia jap votën? Kjo mbetet në diskrecionin tim. Kur vendosa të tërhiqem? Është mendim që ka evoluar gjatë kohës, gjithnjë duke bashkëbiseduar me të gjithë kandidatët”, deklaroi para gazetarëve.

Në lidhje me dorëheqjen e Qunit, për “Bota sot”, njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj, ka thënë që pa marrë parasysh kësaj, LDK arriti që me sukses ta përmbyllë këtë proces të rëndësishëm.

Gjithashtu, Duhanaj u shpreh që brenda një gare nuk mund të dalin të gjithë të kënaqur gjithmonë do të ketë palë të pakënaqura në lidhje me këtë.

Image
Leon Duhanaj

“LDK, në ditën e diele arriti që me sukses ta përmbyllë një proces të rëndësishëm për të. Pa marrë parasysh prapaskenat e mundshme, mendoj që të dielën kanë arritur të mbledhin poena, të paktën nga reagimet e opinionit publik. Natyrisht që brenda një gare nuk mund të dalin të gjithë të kënaqur. Pasi që të pak nga pala humbëse mund të ketë dilemat e veta, kush me përkrahu, kush jo. Kush me premtoj por ndoshta nuk e mbajti fjalën e kështu me radhe”, u shpreh Duhanaj.

Më tej, ai parashtron pyetjen se më kë pati koalicion Abdixhiku për të fituar votat, atëherë kjo pak ka rëndësi, pasi që gjithçka ka qenë legjitime.

LDK sipas analistit duhet të këndellet dhe të merr kahjen e duhur për të vazhduar punën më tej.

“Ndoshta mund të shtrohet edhe pyetja se kush me kë pati koalicion, edhe pse unë pak besoj, megjithatë është legjitime. Edhe përkundër faktit që ka mundur të ketë nga të gjithat, nuk mendoj që ka hapësirë për ndonjë çudi, pasi që si proces ka qenë në rregull dhe se të gjitha të tjerat janë pjesë legale dhe legjitime e një procesi të tillë. Uroj që në LDK ta kuptojnë kah po shkon treni dhe ta marrin të duhurin”, përfundoi Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat