Kur populizmi kalon në patriotizëm të rrejshëm?

Opinione

Kur populizmi kalon në patriotizëm të rrejshëm?

Nga: Muhamed Halili Më: 11 tetor 2026 Në ora: 16:52
Muhamed Halili

Pritej dhe paraqitej në rrjetet sociale dhe gjatë deklarimeve publike të disa  “azganëve” të OVL--ve (Gucati) si dhe  disave nga rradhët e deputetëve të PDK-së se  nëse dënohen nga ana e  Dhomave Speciale të Gjykatës së Hagës  ish udhëheqësit  e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqit,Rexhep Selim dhe Kadri VejselI në  Kosovë, do të ketë trazira nga më të ndryshmet.

Atëbotë ish deputeti i PDK Nait Asani thoshte ;“Le ta dinë edhe ndërkombëtarët le ta dinë edhe gjykata, edhe të tjerët. Ka me u kallë Kosova nëse ata dënohen atje” ( Klan Kosova, etj).

Ishte pamje e shëmtuar kur shihje se kosovarët, të nxitur nga disa parti politike sulmonin bijtë e tyre policë, digjnin vendin e tyre!!!

Kjo doli të bëhet e vërtet. Por askush prej nxitësve të situatës nuk tha arsyetime bindëse çka pati nevojë për tollovi Kosova dhe cilat do të jenë benefitet e saja kur të kalle dhe digjet krejtt?

Fakti që pjesa dërmuese e kosovarëve pretendojnë se Gjykata Speciale ka bërë akuza ndaj ish pjestarëve të UÇK-së   në bazë të instrukcioneve serbe nxitë të  lind pyetja çka kanë nevojë kosovarët ta djegin Kosovën për qejfin dhe truqet  e Sërbisë?!

Shikuar historikisht gati të gjithë themeluesit e shtetit shqiptar ose janë zhdukur me atentate ose ua kanë vrarë djemt, ose djemtë e tyre kanë kaluar jetën me mundime dhe kanë qenë të persekutuar gjatë tërë jetës e pastaj vdekur në sanatoriume nga tuberkulozi  (rasti i Ismail Qemalit , djalit të tij më të vogël dhe  pesë  djemve të tjerë; vrasja e Isa Boletinit më 23 janar 1916 me ç’rast në lulen e rinisë u vranë edhe Halili  (24 vjeç)  dhe  Zahidit (18 vjeç),

Pas gjithë këtyre dhimbjeve shpirtërore të themeluesve të shtetit shqiptar askush nuk tha ta “kallim Shqipërinë”, por ta ndërtojmë dhe forcojmë Shqipërinë.

Në këtë vazhdë më bëri përshtypje të thellë dhe shpirtërisht emocionoi i riu Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit (për të cilin për për dallim nga shumë komandantë të tjerë, nuk është folur dhe shkruar për keqpërdorim të postit, pasurim të paligjshëm pas lufte), i cili përkundër dhimbjes që ndjente për  babain e tij,  deklaroi: “Ky nuk është dënim për ta, sepse fitoren e tyre e kanë fituar në qershor të vitit 1999 dhe më 17.02.2008”.

Andaj, krahas pankatrës “Liria ka emër” protestuesit duhet ta dijnë  dhe shkruajnë se “Liria ka edhe çmim”.

Kësaj rradhe çmimin e kanë paguar heronjtë e rënë në luftë, mijëra gra të përdhunuara gjatë luftës, fëmijët e vrarë, pleqët e sakatosur, qytete dhe fshatra të djegura dhe shkatruara, varrezat masive, viktimat e Reçakut, etj, etj.

Të akuzuarit nga Dhomat e specializuara që vetë i themeluam, të dënuar  si mbi standardet evropiane në shkallë të parë, ende nuk janë fajtorë. Ata kanë kohë ta tregojnë pafajsinë e tyre në Apel. Nuk ka kohë  dhe nuk është ende koha për lotë dhe për ta kallë Kosovën!

Refugjatja nga Maqedonia, diplomatja më e “famshme” se shumë diplomate karriere Vlora Çitaku e cila e përfaqsoi Kosovën në organizatën më ndikuese botërore OKB në vend që t’I mësoj bashkëpartiakët e saj të PDK-së se çka nuk duhet të bëjnë, ajo I mësoi çka keq të bëjnë!

Kështu deputetët e opozitës në krye me Vlorën dhe Hamzën më në fund ia “treguan dhëmbët e hekurt” BE-së dhe SHBA-ve dhe I mësuan se  çka guxojnë të bëjnë e çka jo.

Gjykatësve të Dhomave speciale u dhanë instruksione kend duhet ta dënojnë dhe sa vite duhet ta dënojnë.

Vlora Çitaku  si diplomate e rangut më të lartë botëror nu ia sqaroi popullit të saj çka nuk mund të bëjnë dhe pse nuk mund ta bëjnë protestuesit partiakë; nuk u tha se nuk duhet të djegin zyrat e atyre që e çliruan Kosovën dhe ua sollën lirinë!

Ajo nuk I tregoi popullit të saj se BE dhe SHBA fuqishëm qëndrojnë pas vendimeve të dhomave speciale.

Dhe, pas gjithë kësaj tollovie, Kosova ngeli në qorrsokak.

Pas kësaj Institucionet kosovare (jo rruga!)duhet të punojnë natë e ditë për ta zbardhur të vërtetën në lidhje me dënimet e shqiptuara! Të krijojnë shtet ligjor dhe fuqishëm të punojnë në realizimin e kaptinave 23 dhe 24 të  Grumbullimit 1 (Clusteri 1) Gjyqësia dhe themeloret

Askush nuk i ndalë qytetarët ta shprehin revoltën e tyre me protesta. Kjo është e drejta e tyre por protestat nuk duhet të kenë qëllim benefitet personale dhe partiake

Kuvendi i Kosovës  me deklaratat e votuara njëzëri e shprehu mospajtimin  politik me dënimet.

Tash ngeli në aspektin institucional në Apel të tregohet me fakte pafajësia.

Kosova duhet ndërtuar. Jo me shtylla betoni por me ndërtim të institucioneve të shtetit: parlament, qeveri, president, institucione komunale, gjyqësi të pavarur e cila me vendime të paanshme do t’i shëroj plagët edhe të familjeve kosovare që mund të kenë pësuar nga azganllëku individual i ndonjë “çlirimtari”; duhet forcuar shtetësia.

Por, jam i bindur se shtetësinë nuk duan dhe nuk mund ta forcojnë kjo gjeneratë e politikanëve dhe deputetëve kosovarë.

Ata nuk e kryejnë punën e tyre.

Paguhen nga taksapaguesit e varfër me rroga të majme e nuk shkojnë në punë!

Punëtaori i shkretë dhe administratori poqese tre ditë nuk shkon në punë përjashtohet nga puna.

Deputetët opozitarë kosovarë nuk shkojnë në punë dhe nuk përjashtohen nga puna.

Në fakt populli i ka përjashtuart duke mos i votuar, por partitë i mbajnë ende në punë!

Por, mendoj dhe jam i bindur se një pjesë e madhe e deputetëve të tashëm të Kosovës nuk e kanë mendjen të shtetësia por te  tenderat, te përvetsimi i paligjshëm i pronave të sinurit të katundit të tyre!

Çfarë paradoksi: deputetët kosovarë nuk shkojnë në punë!

Prej tyre taksapaguesit kërkojnë që ata të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit vetëm si dru e asgjë tjetër: madje prej tyre kushtetuta nuk  kërkon ta ngrenë edhe gishtin e tyre të rëndë për “po” ose “JO”

Dhe Kosova u bë gazi i botës! Ta qajsh me gra Zajazi!

Kështu do të thoshte “analisti i famshëm” Blerim Latifi! për  ne shqiptarët e Maqedonisë!

Polemika dhe kontestime mes  zubaidive (“elitave”) të BDI-së dhe ministrit të drejtësisë .

Me rastin e shqiptimit të aktgjykimit të Dhomave speciale, Bashkimi Evropian  u  bëri thirrje të gjitha palëve dhe aktorëve në Kosovë dhe në rajon që të tregojnë përmbajtje pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.((Agence Europe, 18.09.2026)

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i BE-së, Guillaume Mercier, tha se Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar duhet të lejohen ta ushtrojnë mandatin e tyre pa ndërhyrje.

“Drejtësia duhet të lejohet të ndjekë rrjedhën e saj, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për viktimat. Autoritetet kanë përgjegjësinë të garantojnë sigurinë e të gjitha komuniteteve dhe banorëve në mbarë Kosovën”, tha Mercier.

Ndërkaq, Ministri i drejtësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut Jeton Shasivari në rrjetet sociale, citohet nga opozita, të ketë postuar diku pak para shpalljes së aktgjykimit, si vijon:

“Më 16 shtator nuk duhet të gjykojë rruga, politika apo emocionet. Do të flasë gjykata.

Dhe çfarëdo që të jetë vendimi, ai duhet të respektohet, me ç’rast palët e kanë të drejtën e ankesës.

“Si Ministër i Drejtësisë, shkroi më tej Shasivaei, besoj se përgjegjësia institucionale është e qartë: pavarësia e gjyqësorit duhet të garantohet, vendimet gjyqësore duhet të respektohen, ndërsa të drejtat e çdo viktime dhe të çdo të akuzuari duhet të mbrohen në përputhje me ligjin.”

Nga ajo që lexuam dhe dijmë, ministri i drejtësisë së  Maqedonisë Veriore nuk tha asgjë që pak më vonë e tha BE-ja me prononcimin e portparolit të saj më 16 shtator,

Jeton Shasivari tha atë çka tha  në cilësinë e ministrit të një vendi, “aktor në rajon”, në cilësinë e një ministri të shtetit, në emër të të gjithë qytetarëve të saj dhe jo si përfaqsues i një etnikumi, kësaj rradhe vetëm i shqiptarëve, për të cilën gjë opozita ngreu pluhur me tone ofenduese për “mungesë të ndjenjave patriotike” dhe për “gjakun e papastër shqiptar”  të ministrit  duke e harruar faktin se edhe ata kur ishin në bashkëqeverisje me Nikollën e Zaevin, ministri i tyre i jashtëm me shtërngimin e dorës Lavrovit dhe propozimin e planit shtat pikash për afrimin e Kosovës me Serbinë, veproi ashtu si  tash veproi edhe ministri Jeton Shasivari  dhe njësoj ishte  në shënjestër të opozitës së atëhershme duke e akuzuar se vepron si  vepronte si ministër shteti e jo si ministër shqiptar.

Vetëm këtu kishte një dallim cilësor: opozita e atëhershme ministrit të jashtëm nuk ia vinte në pyetje përkatësinë e tij etnike shqiptare , dyshimin

e etnikumit ashtu siç veprojnë sot “patriotët” e BDI-së publikisht  duke ngritur dyshimin se çfarë gjaku rrjedh në enët e gjakut të ministrit!

Derisa ministri i jashtëm i atëhershëm krenohej se me shtëngimin e dorës Lavrovit ai e kishte shpëtuar OSBE-në nga shpërbërja dhe me planin shtatë pikësh  (ku përfshihej edhe mosprezencën e policisë kosovare në Veriun e Mitrovicës pa lejen e KFOR-it) ai kishte prezentuar një plan të OSBE-së për zgjidhjen e konfliktit Kosovë-Serbi e jo plan vetanak, ministri i tashëm i drejtësisë duhet të vërtetojë para zubaidi-ve të BDI-së  ( arabisht -elita) prejardhjen shqiptare me çertifikatën e Laboratorit  “Zubaidi” të BDI-së për analizën e gjakut.

(Deputetja Hajdar i replikon ministriti: “Unë dyshoj që 24 orë nuk rrjedh gjak shqiptari në venat tuaja”)

Unë mendoj se ministri i drejtësisë Jeton Shasivari këtë që e tha e bëri  në vijën e dokumenteve dhe frymën e procesit të eurontegrimeve të Maqedonisë së Veriut për anëtarsim të plotë të vendit në BE deri më 2030, ashtu siç parashikohet.

Këtë e tha ministri në respektimin e procesit të politikës së përafrimit  të vendeve kandidate me Politikën e jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Evropian (PJSP ose CFSP) si një ndër kushtet kryesore dhe te panegocueshme të procesit të anëtarsimit.

Në këtë aspekt BE kërkon nga vendet kandidate të ndjekin deklaratat, sansksionet dhe qëndrimet gjeopolitike të vendeve anëtare të BE-së.

Në këtë drejtim Raporti vjetor për përparimin e vendeve të Ballkanit perëndimor thekson se Maqedonia, Shqipëria, Mali Zi, madje edhe Kosova (edhe pse nuk e ka statusin e vendit kandidat!)100% i kanë të përafruara qëndrimet e tyre me CFSP-PSPJ, me çka Bujari si ministër i shtetit  me të drejtë krenohej, por si shqiptar kritikohej!!!

Përvec përafrimit të qëndrimeve në PJSP përafrimet janë të domosdoshme edhe në  kuadër të kaptinave 23, (Gjyqësori dhe Themeloret) dhe  Kaptinën 24 (Drejtësia, liria dhe siguria)

Bisedimet për anëtarsim të plotë në BE me vendet kandidate  fillojnë dhe mbarojnë me hapjen e kaptinave 23 dhe 24. Nga  kjo lind edhe nevoja për implementimin e kaptinave.

Përafrimi i qëndrimeve dhe vendimeve në kuadër të eurointegrimeve bëhet edhe në   Politikat e emigracionit dhe Azilit dhe Ekonominë dhe Tregun e përbashkët përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Duhet theksuar faktin se përafrimet janë të domosdoshme për 35 Kaptinat e BE-së dhe kjo bëhet nëpërmjet të  Acquis communataire, përshtajes së legislation të vendeve kandidate me legjislacionin e BE-së.

Siç duket BDI e përjeton rëndë kalimin e saj në opozitë dhe duke qëndruar jashtë privilegjeve ekonomike e finansiare, jashtë burimeve të korrupsionit dhe bunareve të kriminalitetit ekonomik, nga cilat bunare për 35 vite i kanë nxjerrrur kovat mbushurr plotë me mjaltë dhe nga njerëz leckamanë u bënë politikanë multimilionerë në emër të të ashtuquajturit patriotizëm politik shqiptar.

 Ajo dhe funksionarët e saj  tash ia kanë përshkruar vetes së tyre të drejtën e krijimit të një organi partiak për   dhënien e  licensës së “patrriotizmit” shqiptar. Dhe nga ky laborator për “analiza gjaku” varet a është apo nuk është dikush shqiptar!

Ata kanë guximin dhe paturpsinë të caktojnë cili ëshrtë shqiptar i mirë e cili tradhëtar, dhe cili është shërbëtor i Mickovskit  duke harruar pozitën e tyre të shërbëtorve besnikë dhe të bashkëhajdutëve me Gruevskin dhe Zaevin..

Problemi i veprimit të ministrit Shasivari lidhet edhe me dilemën : a ka të drejtë ai t’i kundërshtoj vendimet e Dhomave të specializuara kur ata janë krijuar si dhe ndryshimet kushtetuese dhe sjelljen e një ligji të posaçëm nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Lind pyetja: a ka të drejtë ministrii të kundërshtoj  këto vendime që i solli ky Kuvend i Kosovës e ku Thaçi dhe Alija fuqishëm lobuan për themelimin e këtyre dhomave?

Ser Geoffrey Nice, prokuror eminent britanik, i cili ka qenë prokuror  i Gjykatës kriminale ndërkombëtare për ish Jugosllavi (ICTO) për rastin Millosheviq duke analizuar reagimet intenzive kundër këtij   aktgjykimi nuk i merr parasyshë presionet  dhe çështjen sa  lirshëm Kosova e themeloi këtë Gjykatë, argumenton se fakti që krijimi i Dhomave të Posaçme është bërë nga ana e Kuvendit të Kosovës, i përjashton kritikat  për presionin e bërë nga SHBA dhe Bashkimi Europian për themelimin e dhomave.

Fakti që një vendim i pamenduar  dhe i papërtypur mirë nga ana e Hashim Thaçit për krijimin e dhomave të specializuara të Gjykatës së Hagës, dhe  i asistuar vrullshëm nga Ali Ahmeti e votuar nga deputetët e PDK, LDK,AAK, por kundërshtuar vrullshëm edhe  nga deputetët e LVV dhe kryeministri Albin Kurti  e që solli  një aktgjykim drakonik , nuk na jep të drejtën të logjikojmë se kjo u bë pa dashjen tonë  nga presioni Bashkimi Evropian-SHBA dhe poqese nuk do ta bënte Kuvendi i Kosovës do ta bënin OKB.

Nga kjo që shkoi Kosova duhet të nxjerr mësime:

Kosova duhet të angazhoj mendjet më të ndritura të gjyqësisë dhe prokurosiës shqiptare e botërore që në ankimimet pranë Apelit ( poqese gjenden argumente valide) të dëshmojë se të akuzuarit nuk kanë bërë krime individuale nga shkaku i mospajtimeve politike siç është dënuar në shkallë të parë njëri prej të akuzuarve për vrasjen e Behajdin Allaqit; se të akuzuarit nuk kanë marrë pjesë në vrasjet e paligjshme, torturë, trajtim mizor dhe çnjerëzor të kryera “në vende specifike” ndalime të emërtuara siç është shkruar në raportin  Dik Martit!.

Ku është opozita e cila natë e ditë e sulmonte kryeministrin Kurti për prishje të marrëdhënieve me partnerët tanë strategjikë SHBA dhe BE?

Kosova nuk ka fuqi dhe as që duhet duhet partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE të jua “tregojnë  muskujt”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat