Ya Nina paralajmëron këngën e re “Ya ya”, lansohet më 20 tetor

Mediale Vip

Ya Nina paralajmëron këngën e re “Ya ya”, lansohet më 20 tetor

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 07:36
Ya Nina

Artistja e re, Ya Nina ka hyrë fuqishëm në skenën e muzikës shqiptare.

Ajo tashmë numëron disa projekte që janë pritur mirë dhe janë kthyer në hite, që po vazhdojnë të dëgjohen ende.

Ndërkohë, artistja nuk planifikon të ndalet dhe një projekt të ri duket se e ka gati, të cilën e ka paralajmëruar së fundmi.

Në një postim në Instagram, Ya Nina ka publikuar një pjesë të shkurtër të videoklipit të ri.

Ajo zbuloi se kënga mban titullin “Ya ya” dhe do të publikohet të premten, më 20 tetor.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by YA NINA (@yanina.official)

Kujtojmë që kënga e fundit e Ya Nina është bashkëpunimi me producentin e njohur, Crisket dhe Ada “Waves”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat