Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu tashmë ka filluar xhirimet e klipit për këngën e re e cila do të publikohet së shpejti.
Ai përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur se kënga e re u kushtohet çifteve që duhen dhe dashurinë e kurorzojnë me martesë.
“Sot gjatë filmimit të klipit të këngës së re, për çiftet që duhen dhe dashurinë e kurorzojnë me martesë. Lumturi nga zemra juve që bashkoheni”, ka shkruar Fejzullahu në Instagram.
Ndërkaq, Sabri Fejzullahu ende nuk ka dhënë ndonjë datë të caktuar në lidhje me publikimin e kësaj kënge.