Pas ardhjes së aktores Beatrice Luzzi, e cila surprizoi Heidin, spekulimet për ardhjen e një tjetër personazhi të njohur kanë nisur të marrin formë.
Kësaj radhe bëhet fjalë për Massimiliano Varrese, një personazh që shënoi një kapitull të rëndësishëm në jetën e Heidit gjatë pjesëmarrjes së saj në reality show-n italian ‘Grande Fratello’.
Massimiliano Varrese është njohur për afrimitetin e tij të madh me Heidin brenda shtëpisë së ‘Grande Fratello’, duke u bërë shkak që babai i Heidit të ndërhyjë dhe të tërheqë vajzën nga shtëpia.
Që nga ajo kohë, emri i tij ka qenë i lidhur ngushtë me Heidin, duke u përmendur edhe gjatë pjesëmarrjes së saj në BBVA.
Gjatë spektakleve të Big Brother VIP Albania, blogeri dhe komentuesi i njohur Olti Curri ka qenë një ndër figurat kryesore që ka ndarë informacione të ndryshme të marra nga burime të tij, të cilët ai i referohet si “zogu”.
Curri ka publikuar së fundmi një video nga Firenze, në të cilën ai shprehet se në shtëpi do të hyjë sot Massimiliano për Heidin.
“Jo nuk është e mundur, unë jam në të madhen e të bukurën Firenze dhe zogu më lajmëron që sot do hyjë në Big Brother Massimiliano për Heidin. Zjarr” – shprehet me entuziazëm Olti në videon e tij.
Për momentin nuk ka një konfirmim zyrtar rreth kësaj çështje, pritet të shihet nëse një gjë e tillë do të ndodhë vërtet në spektaklin e sotëm.