Duket se miqësia mes Gracianos dhe Françeskës është krisur vetëm pak ditë larg finales. Mbrëmjen e djeshme ata kanë patur një përplasje të fortë. Debati mes tyre ka nisur në momentin që Françeska i ka thënë se duhet të ketë kujdes me shprehjet që përdor kundra Heidit pasi ato do i përdoren.
Kjo, pasi Graciano i tha Heidit se je skuqur tek gjoksi.
Pjesë nga debati në oborr:
Graciano: Të bëra një analizë.
Franceska: Nuk po të ofendoj që më thua lojtare patatinash.
Graciano: Ik edhe ti, nuk do arrish atë që do. Je lojtare patetinash.
Franceska: Mos më thuaj mua lojtare patatinash se për atë punë ti po del si gore me këtë sjellje që po bën.
Graciano: Gore, me mua mbaj gojën. Me mua trego edukatë dhe respekt. Gore tërhiqe tani mbrapsht. Surratit tënd ja sqarova. Je e dëshpëruar për situata.