“Njëherë të vetme! U lutem në gjunjë”, kërkesa e çuditshme e Luizit për Vëllain e Madh

Mediale Vip

“Njëherë të vetme! U lutem në gjunjë”, kërkesa e çuditshme e Luizit për Vëllain e Madh

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 10:21
Luiz Ejlli

Luiz Ejlli po pret momentin kur t’i vijë në dorë zarfi i kuq. Banori më i komentuar në ‘Big Brother VIP Albania’ po e kërkon me ngulm mundësinë që të dërgojë në nominim 3 persona.

Teksa ishte duke folur në oborr me Nitën dhe Kristin, Luizi, duke qeshur tha se po e kërkon aq shumë atë zarf të zi, saqë do lutet në gjunjë. Duke imagjinuar momentin kur të ketë zarfin në dorë, Luizi tha se do e grisë, aq me padurim po e pret.

‘Një herë e dua zarfin e kuq. Një herë, u thava po nuk po më vjen, po u lutem në gjunjë prandaj nuk ma japin.

Nuk ka nevojë Arbana fare të më thotë a do të mendohesh. E shky zarfin, s’ka nevojë me e hap me thikë, e çaj. Po më thotë dërgo 4 në nominim. Nuk ma bëjnë të thjeshtë’ Duke komentuar mundësitë e Vëllait të Madh për të dërguar disa persona në nominim, Luizi përmendi edhe Kutinë e Pandorës.

Ai tha se nëse i vjen ky rast, mund të hapë të parin zarfin e zi.‘E bukura është kur të shkoj te Kutia e Pandorës e të them jo Arbana nuk më ben zemra me e hap. Unë hap të ziun të parin.’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat