Ja emrat e civilëve të arrestuar në Kumanovë (Foto)

Maqedonia

Ja emrat e civilëve të arrestuar në Kumanovë (Foto)

Më: 9 maj 2015 Në ora: 07:08

(E plotësuar) - Informacionet e sigurta për ZHURNAL flasin se njëri polic nga njësitet speciale është nga Studenicani i Shkupit. Bëhet fjal për Isamdin Osmanin.

Informacionet jozyrtare flasin se Osmani është qëlluar me plumbë në rrethinën e Kumanovës gjatë aksionit policor.

Varrimi i Osmanit do të bëhet sot pas namazit të drekës. Osmani ka qene i martuar, baba i dy femijeve te vegjel.

Me këtë bilanci i policëve që kanë humbur jetën në përleshjet e djeshme në Kumanovë ka arritur në 7 policë.

MPB pritet të jap hollësi dhe të zbardh identitetin e dy policëve të vrarë nga pesë policët që dje u vranë në përleshjet e armatosura në Kumanovë. Deri tani është zbardhur identiteti i tre pjesëtarëve të policis.

Shtatë policë të vrarë, në mesin e tyre edhe një shqiptarë

Arrin në shtatë numri i policëve të vrarë, gjatë përleshjeve të djeshme mes forcave policore dhe grupit të armatosur. Në mesin policëve të vrarë është edhe një policë nga Studeniçani i Shkupit, varrimi i të cilit do të bëhet sot pas namazit të drekës.

EKSKLUZIVE: Ja emrat e civilëve të arrestuar në Kumanovë, në mesin e tyre edhe fëmijë 3 vjeçar

Mosha e të arrestuarve nga policia fillon prej lokes 80 vjeçare e deri te fëmiu 3 vjeçar…

Dhunë, torturë, autoblinda, helikopterë dhe të shtëna me altileri të rënda. Kështu e përshkruajnë banorët e Kumanovës, aksionin policor në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku zyrtarisht, deri në këto momente besohet se ka 5 policë, ndërkaq ende nuk dihet numri i civilëve. Almakos ka arritur të kontakojë me Uran Seferin, familjarin e pothuajse të gjitha 3 familjeve të arrestuar, që sipas tij ata kanë qenë civil, dhe nuk kanë asnjëfarë lidhje me incidentet. Për Almakos Seferi tutje sqaron se familjarët e tij janë dërguar në stacionin policorë në Shkup. Almakos më poshtë ua sjell të gjitha emrat e mbiemrat e të arrestuarve, që na e ka dhënë Uran Seferi: Sipas Seferit bëhet fjalë për komplet 3 familje që kanë qenë të ngujuar në shtëpitë e tyre, e që njëkohësisht kanë patur mysafir prej Hasanbegu) Familja Seferi Sulejman Seferi Xhemile Seferi 80 vjeçare Seferi Seferi 57 vjeçar, Turkene Seferi 55 vjeçare ,Fitor Seferi 45 vjeçar, Zejnije Seferi 42 vjeçare .Fëmijët e Fiitor: Arif Seferi 16 vjeçar, Dafina Seferi 11 vjeçarem Yllza Seferi 3 vjeçare, Halit Sulejmani 62 .Mevulude Sulejmani 60 vjeçare, Afrim Sulejmani ,Lumnije Abazi 45 vjeçare, së bashku me djemt Valmirin 8 vjeçarë edhe Valtoni 5 vjeçarë, këto janë disa nga emrat që i ka siguaruar Almakos, që sipas Uran Seferit janë arrestuar sot në Kumanovë nga policia.

Uran Seferi bën thirje dhe kerkon ndihm për familjarët e tij të arrestuar.

Këto familje gjate gjidth ditës se djeshme kan kerkuar ndihm nga policia per tu larguar.Pasi jetojn gjinden në lagjen e trimave në Kumanov ku ishin dje luftimet.

Jankullovska: Pesë policë të vrarë, mbi 30 të plagosur

Ministrja e brendshme Gordana Jankullovska në konferencën për media njoftoi për bilancin e përleshjeve të sotme në Kumanovë, me ç’rast theksoi se nga radhët e MPB-së kanë mbetur të vrarë 5 police derisa mbi 30-të kanë mbetur të plagosur.

Gordana Jankullovska

Jankullovska u shpreh se MPB-ja nuk ka informata për civil të plagosur, ndërsa ka viktima edhe nga ana e grupit te armatosur por nuk e dinë numrin e saktë të tyre. Sipas saj bëhet fjalë për persona nga vendi dhe shtetet fqinje.
Jankullovska gjatë konferencës gjithashtu njoftoi se forcat policore edhe më tej mbeten të pozicionuara në Kumanovë, në pikat strategjike ngase sipas saj vlerësohet se gjendja akoma është e rrezikut të lartë.
Aksioni ka qenë i vështirë dhe është një ndër aksionet më të vështira me të cilat është përballur policia e Maqedonisë.

Lufta me policinë, vriten 4 personat e armatosur dhe njëri vetëvritet

Aksioni policor në Kumanovë ka përfunduar. Grupi i të armatosurve është zhbërë krejtësisht.
Në prangat e policisë janë 26 vetë, pasi u dorëzuan me flamur të bardhë.

Policia po përcakton numrin e të vrarëve në radhët e grupit të armatosur, por nga të dhënat jozyrtare mësohet se ai është i madh.

Zhurnal raporton gjithashtu se dorëzimi i të armatosurve të tjerë ka shkuar keq, pasi njëri nga ta ka qëlluar një polic, duke sjellë reagimin e pjesëtarëve të Policisë.

Si pasojë, mësohet se pesë nga të armatosurit kanë mbetur të vrarë dhe një polic gjithashtu.

Gjatë negocimit, ishte rënë dakord që përveç 12 të armatosurve të dorëzohen edhe katër të plagosur nga radhët e tyre.

“Nuk do të dorëzohemi” – rifillojnë luftimet në Kumanovë

Para pak çastesh përmes altoparlantit një person ka bërë thirrje të mos dorëzohen, duke aluduar në personat që po luftojnë ende në lagjen e trimave.

“Ne nuk do të dorëzohemi, mos u dorëzoni”, ka bërë thirrje personi përmes altoparlantit.

Edhe tash kanë rifilluar luftimet me intensitet të shtuar ku po dëgjohen të shtëna të shumta.

Dorëzimi shkon keq, vritet një polic dhe 5 nga grupi i armatosur

Mësohet se dorëzimi i të armatosurve të tjerë ka shkuar keq, pasi njëri nga ta ka qëlluar një polic, duke sjellë reagimin e pjesëtarëve të policisë.

Si pasojë, mësohet se 5 nga të armatosurit kanë mbetur të vrarë dhe një polic gjithashtu.
Gjatë negocimit, ishte rënë dakord që përveç 12 të armatosurve të dorëzohen edhe 4 të plagosur nga radhët e tyre.
Teksa dorëzimi po bëhej, njëri nga të armatosurit që ndodhej i fshehur kishte shtënë drejt policisë, duke sjellë edhe reagimin e kësaj të fundit.
Burimet informojnë se numri i të dorëzuarve është 26 vetë.
Policia po merr nën kontroll zonën kritike.

Lufta me policinë, vriten 4 personat e armatosur dhe njëri vetëvritet

Sipas informatave të gazetarëve tanë nga tereni, aksioni policorë në Kumanovë ka përfunduar. Është asgjësuar edhe grupi i fundit i armatosur i përbërë nga 9 persona, katër prej të cilëve kanë vdekur nga të shtënat me policinë derisa raportohet se njëri prej tyre është vetëvrarë, njofton alsat-m. Të tjerët i janë dorëzuar policisë.

Të armatosurit që refuzuan dorëzimin vazhdojnë rezistencën

Grupi i të armatosurve që refuzoi të dorëzohet po vazhdon rezistencën.

Në Kumanovë, në zonën kritike, dëgjohen kohë pas kohe të shtëna armësh.
Mësohet se perimetri i luftimeve është në afërsi të postbllokut të policisë.
Më herët, 22 persona të armatosur iu dorëzuan policisë.
Ata kanë valëvitur flamurin e bardhë në shenjë dorëzimi.

Rikthehen të shtënat me intensitet më të madh!

Vetëm tridhjetë minuta pas publikimit të informacionit se grupi i armatosur i është dorëzuar policisë me ndërmjetësim të OSBE-së, janë rikthyer të shtënat në Lagjen e Trimave në Kumanovë, raporton “Lajm”. Siç njofton korrespodenti jone nga Kumanova, luftimet tani janë me intensitetin më të madh gjatë ditës së sotme. Të njëjtën gjë e kanë konfirmuar edhe disa banorë që jetojnë 200 metra larg vatrës së luftimeve.

Dorëzohen pjesëtarët e grupit të armatosur në Kumanovë, Shumica e të dorëzuarve shtetas të Kosovës

Shumica e të armatosurve që i janë dorëzuar policisë rezultojnë shtetas të kosovës.

Mes të armatosurve ka edhe shtetas të Maqedonisë, por numri më i madh i tyre është nga Kosova.
Mësohet jozyrtarisht se ata i janë dorëzuar policisë me flamur të bardhë.

Dorëzohen pjesëtarët e grupit të armatosur në Kumanovë

Bëhet e ditur se grupi i armatosur në Lagjen e Trimave në Kumanovë është dorëzuar pas negociimit.

Mbi 30 personat e armatosur mësohet se janë dorëzuar me flamuj të bardhë, por nuk dihet se çfarë në të vërtetë po ndodhë.

Nga ana tjetër mësohet se MPB ka konfirmuar se nuk ka negociuar me askend dhe se nuk jep detaje mbi këtë zhvillim.

Nga ana tjetër, mediat proqeveritare maqedonase kanë theksuar se grupi prej 30 vetave pas negociatave i është dorëzuar policisë së Maqedonisë.

Tanimë janë ndërprerë edhe të shtënat dhe se këto media bëjnë të ditur për përfundimin e operacionit dhe neutralizimin e grupit të armatosur.

Njësitet policore akoma janë në terren dhe se po kontrollojnë disa vendbanime të dyshimta të kësaj zone.

***

Në Kumanovë ende po dëgjohen të shtëna, derisa gjatë orës 18.00 ka pasur një pushim të të shtënave, derisa pas një kohe të shkurtër kanë vazhduar sërish luftimet ndërmjet këtyre dy grupeve.

Në Lagjen e Trimave nuk po funksionon si zakonisht, ka mungesë qarkullimi të njerëzve, dhe forca të shtuara të policisë, autoblinda.

Edhe pas rreth 14 orësh ende nuk ka ndonjë konfirmim të Ministrisë së Punëve të Brendshme për viktimat, edhepse janë parë shumë autoambulanca.

Rikthehen luftimet e ashpra në Kumanovë

Pas një qetësie relativisht të shkurtër, në Lagjen e Trimave janë rikthyer detonimet dhe të shtënat.

Forcat policore vazhdojnë të qëndrojnë në pozicionet e tyre, kurse qytetarët shqiptarë edhe më tutje po qëndrojnë afër policisë duke monitoruar situatën.

Krizë pengjesh në Kumanovë. Burrat shqiptar nuk lejohen nga policia të evakuohen

Në Kumanovë në lagjen e trimave policia nuk lejon evakuimin e burrave shqiptar.Kerkojne ndihme nga OSBE-ja dhe Ambasada e SHBA-ve. Ata me orrë janë të bllokuar nga policia maqedonase dhe nuk lejohen që të dalin nga kjo zonë ku nga orët e hershme të mëngjesit ka përleshje të armatosur.
Disa persona anonim nga lagjja e trimave për ZHURNAL thanë se policia lejon vetëm evakuimin e grave dhe fë mijë ve, ndërsa burrat me orrë janë të bllokuar dhe nuk ju lejohet që të largohen për tu evakuuar nga ky vend kritik që është shëndruar në betejë lufte.

Megjithatë , ka filluar evakuimi i grave dhe femijeve të ‘lagjes së trimave’ ku janë zhvilluar përleshjet mes forcave policore dhe grupit të armatosur. Evakuimi i banorëve është në rritje e sipër, megjithatë edhe gjatë evakuimit dëgjohen të shtëna me armë zjarri.
Banorët e evakuuar priten nga ndihma e shpejtë dhe familjarë të tyre.

Ndërkohë menjëherë pas evakuimit raportohet se policia me armatim edhe më të rëndë është nisur drejt Lagjes së trimave.

Plagoset zëvendëskomandanti i Tigrave

Zëvendëskomandanti i Njësitit special “Tigrat” mësohet të jetë plagosur gjatë përplasjes së forcave policore me grupin e armatosur që gjendet në lagjen e trimave, në Kumanovë. Sipas të dhënave që vijnë nga vendi i ngjarjes, zëvendëskomandanti i Tigrave është një nga viktimat e përleshjes së armatosur që nisi mëngjesin e së shtunës.

Nga 4 policët e vrarë në Kumanovë, 2 prej tyre nga Tetova

Aksioni Policor që filloi sot në ora 5:00 të mëngjesit la të vrarë disa policë dhe banorë të lagjes së Trimave në Kumanovë.

Televizioni Koha mëson se dy nga katër policët e vrarë janë nga fshati Bërvenicë i Tetovës, ndërsa mbetën të plagosur 15 policë tjerë, tre prej tyre kanë marrë plagë të rënda.

Plagosen 3 policë të tjerë, evakuohen banorët

Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, për momentin tre autoblinda janë futur në lagjen e trimave, për të ndihmuar forcat policore. Ndërkaq, krismat nuk janë ndalur për asnjë moment të vetëm, ndërsa forcat policore janë duke bërë përpjekje për të nxjerrë nga Lagjja e Trimave fëmijët, femrat dhe të moshuarit. Sipas reporterit tonë nga vendi i ngjarjes, rreth orës 17 e 20 minuta tre makina policore speciale kanë nxjerrë nga lagjja një numër të konsiderueshëm banorësh. Sipas dëshmitarëve okularë që kanë arritur të dalin nga Lagjja e Trimave, grupi i armatosur ka plagosur tre policë të tjerë të forcave speciale, ndërsa përplasja e armatosur midis policisë dhe grupit ka shkaktuar djegien e tre shtëpive të reja.

Zgjerohet vija e konfliktit në Kumanovë

Informatat që vijnë nga terreni, tregojnë se vija e konfliktit në Kumanovë është zgjeruar dhe tani ka lëvizur në drejtim të restorantit Drini, më afër magjistrales Kumanovë Shkup

Ende nuk është e qartë nëse grupi i armatosur është tërhequr nga pozicioni ku gjendej prej në mëngjes, ose është shpërndarë përgjatë kësaj linje.

Qytetarët e Lagjes së Trimave njoftojnë për prezencë edhe më të madhe policore, si dhe për numër të madh snajperistësh të policisë në ndërtesat afër vendit ku filluan përleshjet. Në ndërkohë dëgjohen edhe më tej të shtëna sporadike, që lëvizin në drejtim të lagjes Bahcet, e cila po ashtu është e banuar me shumicë shqiptare.

Për dallim prej Kumanovës, në fshatrat e komunës fqinje të Likovës, që ishin vatër e konfliktit të vitit 2001, situata është e qetë edhe pse e tensionuar.

Ka filluar evakuimi i banorëve të ‘Lagjes së Trimave’

Para pak çastesh mediat ne Maqedoni njoftojn se ka filluar evakuimi i banorëve të ‘lagjes së trimave’ ku janë zhvilluar përleshjet mes forcave policore dhe grupit të armatosur.

Sipas tyre, evakuimi i banorëve është në rritje e sipër, megjithatë edhe gjatë evakuimit dëgjohen të shtëna me armë zjarri.

Banorët e evakuuar priten nga ndihma e shpejtë dhe familjarë të tyre.

Dy shtëpi tjera po digjen pas dy shpërthimeve në Kumanovë

Rrugët e Kumanovës janë në një gjendje lufte, dhe vazhdimisht dëgjohen breshëri të shtëna armësh dhe lagjen e Trimave, ku këtë mëngjes ka pasur nje aksion i armatosur kundër siç thuhet ndaj një grupi të armatosur dhe ende të paidentifikuar.

Para 10 minutave në Kumanovë janë dëgjuar serish dy shpërthime tjera.

AlsatM raportin se pasi janë dëgjuar shpërthimet, nga dy shtëpi atje ka nisur të dal tym.

Gjendje e tillë e jashtëzakonshme në Kumanovë është që nga orët e para të mëngjesit. Të shtëna me armë, shpërthime, djege të shtëpive dhe arrestime ka pasur atje prej rreth orës 05:00 të së shtunës.

Po ashtu, si pasoj e kësaj situate raportohet edhe për tre të vdekur dhe 20 të lënduar. Deri me tash identiteti i vetëm një viktime është bërë publik.

Edhe dy helikopterë me persona të plagosur ndërmjet policisë dhe grupit të armatosur në Kumanovë janë sjellë në spitalin e Shkupit.
Sipas informatave të deritanishme janë rreth 20 persona të plagosur dhe 5 të vrarë.

Rreth zhvillimeve në Kumanovë doli në konferencë për media, zëdhënësi Ivo Kotevski.

Ai tha se “Sipas informacioneve operative të cilat i ka pasur MPB një grup i armatosur ka pasur për qëllim që të organizojë sulme të armatosura ndaj institucioneve të ndryshme shtetërore. Informacionet të cilat i kemi siguruar më parë tregojnë se grupi ka hyrë në Maqedoni nga një shtet fqinj dhe nëpërmjet mbështetësve të tyre është strehuar dhe është përgatitur që të veprojë për sulmet e tyre terroriste, deklaroi Kotevski , duke vazhduar se Policia ka arritur të gjegjë lokacionin e tyre se ata fshihen në disa shtëpi të “Lagjia e Trimave”. Sipas të dhënave bëhej fjalë për një grup që është i armatosur mirë dhe e trajnuar për luftë në kushte të tilla”, theksoi Kotevski.

Ai shtoi se, Në aksionin e sotëm nga ora 5 e mëngjesit, policia ka filluar operacionin, ndërsa ka hasur në rezistencë të ashpër ku është shtënë me armë kallashnikov, armë më të rënda, snajperë dhe bomba. Bëhet fjalë për një vend me rrugë të ngushta dhe policia duhet të bëjë kontrolle nëpër të gjitha shtëpitë me qëllim që deri në fund ta shkatërrojë këtë grup”, ka thënë Kotevski, i cili ka apeluar që qytetarët të qëndrojnë të qetë dhe të përmbajtur.

Policia tha se për shkak të situatës tepër të ndejshme nuk do të raportohen informacione më të detajizuara , kuptohet këtu behet fjale për numrin e viktimave.

* * * * *

Personat e armatosur që janë përleshur me policinë maqedone sot në Kumanovë thuhet të kenë kënduar këngë patriotike shqiptare gjatë tërë kohës sa janë zhvilluar luftimet në lagjen e Trimave. Këto informata vijnë nga disa policë të plagosur të cilët janë sistemuar nëpër spitalet e kryeqytetit.
Ata kanë rrëfyer se personat kanë qenë të armatosur mirë dhe të veshur me uniforma të zeza, të ngjashme me ato të njësive speciale “tigrat’, por se në krah kanë pasur emblemën e UÇK-së. Madje, sipas tyre, kanë qenë uniformat ato që i kanë hutuar në disa raste pjesëtarët e Njësive Speciale të policisë maqedone, me ;’rast edhe është shënuar një numër i madh i viktimave në radhët e tyre.

Ky është i vrari Fadil Fejzullahi nga forcat sllavomaqedonase

Gazeta “Bota sot” ka siguruar një foto të të vrarit sot nga forcat ushtarake – policore serbe në Kumanovë të Maqedonisë.

Policia dhe ushtria sllavomaqedonase, sot përveç Fadilit ka vrarë edhe 4 persona të tjerë, ndër ta edhe një vajze 8 vjeçare.

Fadil Fejzullahi i vrar nga forcat sllavomaqedonase

Luftë e vërtetë ka rifilluar përsëri në lagjen e Trimave në Kumanovë. Në këto momente dëgjohen të shtëna rafalësh nga armët automatike. Janë dëgjuar disa detonime të njëpasnjëshme, vërehen dy apo tre shtëpi të përfshira nga flakët e zjarrit.

Menjëherë pas detonimeve, nga vendi ku po zhvillohen luftimet janë para dz autoambulanca të ndihmës së shpejtë duke bartur të plagosur. Nuk dihet nëse janë policë apo civilë.

UÇK: Masakra në lagjen e Trimave, fytyra e vërtetë e pushteti në Maqedoni

Ushtria Çlirimtare Kombëtare ka sqaruar se ushtarët e saj kanë goditur në mëngjesin e sotëm forcat ushtarake e policore maqedone, të cilët ditë me radhë po ushtronin terror mbi popullsinë civile. Ata thonë se do të kenë veprime edhe më të ashpërta ndaj forcave policore e ushtarake maqedone, të cilët paaftësinë dhe frikën e tyre po e përcjellin mbi banorët e pafajshëm të lagjes shqiptare në Kumanovë.

Ata nëpërmejt një komunikate për media , kanë thënë semasakra në lagjen e Trimave, është fytyra e vërtetë qëndrimit fashist, që tregon se sa shumë është bërë pis pushteti politik në IRMJ.
Ja komunikata e plotë:

DEKLATARE NR. 3

Në vazhdim të luftës për liri dhe dinjitet kombëtar, forcat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në orët e para të mëngjezit të datës 9 maj 2015, goditën forcat ushtarake e policore maqedone, të cilët ditë me radhë po ushtronin terror mbi popullsinë civile.

Veprimi ushtarak është në rrugën e zhvillimit të veprimeve të tjera më të forta e më të ashpra në të ardhmen, edhe më të fuqishme, deri në gjunjëzimin pa kushte të pushtetit kriminal të Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit.

Shtabi i aksionit në terren po ndjek me shumë shqetësim veprimtarinë e forcave policore e ushtarake maqedone, të cilët paaftësinë dhe frikën e tyre po e përcjellin mbi banorët e pafajshëm të lagjes shqiptare në Kumanovë.

Masakra në lagjen e Trimave, është fytyra e vërtetë qëndrimit fashist, që tregon se sa shumë është bërë pis pushteti politik në IRMJ.

Ne hedhim poshë me përbuzje deklaratën e përfaqësuesit të BDI dhe të kreut të saj Ali Ahmeti, të cilët përballë një situate gjakësore mbi popullsinë civile, në vend që të denoncojnë dhe ta ndalojnë këtë masakër policore, vazhdojnë ti bëjnë thirrje popullit "për qetësi e gjakftohtësi".

Këta janë pjesë e pushtetit dhe e krimit shtetërore.

Denojmë me përbuzje të gjithë ata që në mungesë të informacionit, vazhdojnë të hedhin baltë mbi luftëtarët e lirisë, të cilë janë të vendosur në rrugën e tyre.

Ne i përmbahemi qëndrimeve politike dhe ushtarake të shprehura publikisht në deklaratën Nr. 2, me kërkesat e të cilës, tërheqim vëmendjen për të gjithë njerëzit e ndërshëm brenda folesë krimianle shtetërore, gjithashtu për faktorin ndërkombëtar, për një qëndrim të prerë e të distancuar nga qëllimi kriminal i pushtetit politik për të ushtruar dhunë dhe terror mbi popullsinë shqiptare.

Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, janë i vetmi formacion shqiptar në IRMJ, që do ti dalin në mbrojtje popullit dhe do të shfarosin farën e keqe që ka mbirë dhe vazhdon të ushqehet nga krimi.

Nuk ka rëndësi dezinformatat për "të vrarë e të plagosur" nga forcat maqedone. Ato le ti numërojnë Gruevski, Aliu dhe Jankullovska. Ne deklarojmë se do të vazhdojmë të godasim pa mëshirë strukturat policore dhe ushtarake.

Çdo ditë që po kalon, kundër parrullave dhe shpifjeve që po përhapen nga të gjithë anët, radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare po shtohen me djem nga të gjithë trojet shqiptare.

Kjo force besnike e idealeve dhe amanetit të dëshmorëve, do të luftojë deri në fund, për një shtet shqiptar kombëtar, të lirë dhe të pastër.

Sot jemi më të fortë, e nesër do të jemi akoma më të fortë.

Ju bëjmë thirrje njerëzve të ndershëm, ish luftëtarëve të lirisë, intelektualëve patriotë, të distancohen nga shpifjet dhe manipulimet e pushtetit sllavo fashist Gruevski - Ahmeti. Ne jëmi kudo, në mes të popullit, në qytete e katunde dhe do ti dalim për zot të ardhmes tonë.

Rroftë Kombi Shqiptar.

Zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Gostivar, 9 maj 2015.

***

Forca të armatosura rëndë te policisë vazhdojnë të shkojnë në vendngjarje. Autoblinda të shumta te armatosura edhe me Gulinov janë në thellësi të Lagjes së Trimave në Kumanovë, ndërkohë dëgjohen edhe të shtëna sporadike kallashnikovi.

Disa familje të kësaj lagje kanë arritur që të evakuohen nga shtëpitë e tyre dhe se bëjnë të ditur për dëme të mëdha të pësuara, viktima dhe të plagosur.

Ata theksojnë se plumbat kanë vërshuar në tërë lagjen dhe se ka të shtëna në një distancë të vogël.

Konfirmohet: 15 policë të plagosur në Kumanovë

Personat përgjegjës të spitalit të Shkupit kanë njoftuar se deri më tani janë pranuar 15 policë të plagosur nga të shtënat e sotme në Kumanovë.

Tre prej personave janë të plagosur rëndë, por nuk janë dhënë detaje më të mëdha për gjendjen e tyre.

5 shqiptarë të vrarë, në mesin e tyre një vajzë 8 vjeçare!

Gjatë konfliktit të armatosur që ka ndodhur sot në Kumanovë janë vrarë 5 civilë shqiptarë.

Burime të “Bota Sot” bëjnë të ditur se nga të shtënat me armë kanë mbetur të vrarë një prind me vajzën e tij 8 vjeçare dhe 3 persona tjerë. Kjo ka ndodhur në Lagjen e Timave në Kumanovë.

Mësohet se banorët e vrarë mësohet se janë shqiptarë, pasi aksioni ka ndodhur në vendbanim të banuar tërësisht me shqiptarë.

Sipas burimeve në vendin e ngjarjes, këtë e ka organizuar WMRO dhe ka paguar disa grupe shqiptare.

Burimi i gazetës “Bota sot” thotë se janë të trishtuar i gjithë qyteti, kurse qytetarët në këto momente kanë filluar të ikin nga Kumanova, pasi në këto momente ka gjuajtje me armë zjarri në mes të Policisë dhe atyre grupeve.

Policia ka bllokuar edhe autostradën që e lidh Kumanovën me Shkupin dhe shtetet rreth saj Serbinë dhe Bullgarinë.

Ndërkaq, mëshohet se katër policë rëndë të lënduar janë sjell në spitalin e Kumanovës, që të gjithë janë në gjendje të rëndë. Ndërsa 12 të tjerë janë të lënduar, por numri i policëve të plagosur është edhe më i madh.

Të shtënat në Kumanovë para pak çastesh kanë rifilluar, mëson Plusinfo.

Në ndërkohë, televizioni Telma, lajmëron se nga përleshja mes policisë dhe grupit të armatosur të lënduar janë së paku 12 policë ndërsa mes tyre ka të lënduar rëndë.

MPB deri tani ka bërë thirrje vetëm për qetësi por jo dhe për detaje për aksionin e cila është duke u zhvilluar edhe më tej.

Një polic i vrarë dh 9 të tjerë të plagosur është për momentin bilanci i përleshjes mes një grupi të armatosur dhe njësive special të MPB-së. Kështu njoftojnë jozyrtyarisht burime tona nga Kumanova, mirëpo këtë informatë për momentin nuk e kanë konfirmuar zyrtarë të MPB-së, të cilët ende nuk pranojnë të prononcohen zyrtarisht. Gjithë aksioni kishte filluar herët në mëngjes, kur pjesëtarët e Njësitit për Intervenim të Shpejtë, kanë tentuar të kapin një grup të armatosur, për të cilin policia ka pasur informacion se është strehuar në një shtëpi në Kumanovë. Madje, informatat policore kanë qenë se ky grup është bërë gati për të sulmuar stacionin policor në Kumanovë, dhe për këtë shkak është organizuar aksioni në fjalë. Mirëpo gjatë realizimit të tij, policët kanë hasur në rezistencë të armatosur, me ç’rast janë shënuar një numër i madh i të plagosurve nga radhët e tyre. Tre policë janë dërguar në Spitalin e Kumanovës, ndërsa të tjerët, me helikopterë në Klinikën e Shkupit, e cila është rrethuar me pjesëtarë të policisë speciale. Nga ana për shkak të bllokadës së rrugëve të Kumanovës që shpijnë deri në vendin e ngjarjes, nuk mund të mësojmë për numrin viktima në mesin e grupit të armatosur. Ajo që dihet është se një shtëpi ku supozohet se ata kanë qëndruar, është djegur e tëra si pasojë armatimit të hedhur ndaj saj, ndërsa edhe disa shtëpi tjera në afërsi kanë pësuar dëmtime. Për momentin nuk ka të shtëna por vërehen ekipe të shumta të ambulancave dhe ekipeve mjekësore të ardhura nga Shkupi.

Katër policë rëndë të lënduar janë sjell në spitalin e Kumanovës, që të gjithë janë në gjendje të rëndë.

Nga përleshja e armatosur në Maqedoni raportohet për të plagosur dhe dëme të tjera.

Ndërsa asnjë informacion zyrtar nuk bëhet i ditur për të plagosur.

Jozyrtarisht nga informacionet jozyrtare dhe të lansuara nga disa media raportohet për 9 të plagosur.

Por akoma nuk dihet gjendja se cilat janë dëmet dhe a ka të plagosur në shtëpitë, ku policia ka shenjtëruar grupin e armatosur.

Një pjesë e të plagosurëve janë në Spitalin e Kumanovës, ndërsa autoambulancat janë parë edhe në drejtim të Shkupit.

Nga Spitali i Kumanovës theksojnë se ekipe të ndihmës së shpejt janë në terren dhe se nuk jepen hollësi për të plagosur.

Nën masa të forta policore janë hyrje – daljet e Qendrës Klinike të Shkupit. Mësohet se në këtë qendër janë sjellë policë të plagosur.

Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski në deklaratën e tij të dytë ka theksuar se janë ndërmarrë masat për asgjësimin e grupit të armatosur në Lagjen e njohur të Trimave në Kumanovë.

Ai theksoi se aksione është ndërmarrë pas informacioneve të siguruara operative për praninë e një grupi të armatosur.

Sipas tij, MPB apelon që qytetarët të rrijnë qetë.

Mijëra shqiptar janë të ngujur në shtëpit e tyre nga gjendja e luftës në Kumanovë. Ata nuk dinë se cka po ndodh. Qindra forca speciale policore gjuajnë në në Lagjen e Trimave në Kumanovë, që nga orët e hershme të mëngjesit ku filluan luftimet mes policisë dhe grupit të armatosur thonë banor anonim për Zhurnal.

Fshati Hotël i rrethuar nga forca të shumta policore

Mësohet se fshati Hotël të Likovës thon se ka prani të madhe të forcave policore. Ata theksojnë se nëpër kulmet e shtëpive janë pozicionuar snajperisë.

MPB konfirmon që ka policë të lënduar

Burime të larta në Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë konfirmuarse disa policë janë lënduar gjatë përleshjeve të armatosura mes policisë dhe një grupi të armatosur, qe ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Kumanovë.

"Mund të konfirmoj me siguri se disa policë janë të lënduar, por tani për tani nuk posedoj informata tjera", tha në burim i lartë në MPB, i cili insiston të mbetet anonim deri sa nuk përfundon zyrtarisht aksioni.

"Me të dhëna më të detajuara me siguri do të dalë zëdhënësi i policisë pas përfundimit të aksionit", tha i njëjti burim. Më herët gazetarja e Al Jazeera Balkans, Milka Smilevska deklaroi për Lajm se ka parë së paku dy policë të lënduar që janë sjellë në Qendrën Klinike në Shkup. "I pashë dy policë duke i futur në emergjencë, kurse më pas kolegët e tyre dolën me qarshafë të përgjakur", tha Snilevska e cila në ato momente gjendej brenda Qendrës Klinike.

Zëdhënësi i MPB-së konfirmon përleshjen e armatosur në Kumanovë

Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski ka konfirmuar për gazetën “Lajm” përleshjen e armatosur midis policisë dhe një grupi të armatosur.

"Aksioni policor ka filluar herët në mëngjes, pas informacioneve për lëvizje të një grupi të armatosur në atë pjesë të Kumanovës", theksoi Kotevski.

Ai shtoi deri sa nuk përfundon aksioni, nuk mund të japë informacione për viktima eventuale, të lënduar apo të arrestuar. Por gjithashtu ka informuar se nuk ka incidente tjera apo aksione në qytete të tjera apo në vendbanimet e tjera të Kumanovës dhe Likovës.

Përleshje e armatosur në Kumanovë, pushojnë të shtënat (Video)

Pak pak castesh janë ndalur të shtënat dhe është qetësuar situata në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku në orët e hershme të mëngjesit pati luftime mes policisë dhe grupeve të armatosura. Mediat raportojn se është vështirë të merren informacione për bilancin e këtyre luftimeve por shkak se policia nuk lejon lëvizje të njerëzve.

Në Kumanovë ka përleshje të armatosur (Video)

Sot në orët e hershme të mënghjesit në lagjen ”Tode Mendoll” të Kumanovës ka filluar një përleshje e armatosur në mes të forcave të armatosura maqedone dhe një grupi tjetër të paidentifikuar, deri më tani raporton ZHURNAL.

Të shtënat po shqetësojnë banorët e kësaj lagjeje dhe të mbarë qytetit. Rafalet e të shtënave nuk kanë të ndalur. Ka lëvizje edhe të helikopterëve. Flitet për përdorim armësh të kalibrave të ndryshëm. Deri më tani nuk kla njoftim zyrtar lidhur me atë se çka po ndodhë në Kumanovë.

Banorët janë tejet të shqetësuar dhe ata shprehin habi se si është e mundur të zhvillohet ky aksion i armatosur në një mjedsi urban pa paralajmërim nga institucioenbt e shtetit që popullata të ketë kujdes në lëvizjet e tyre.
Derisa po raportojmë merret vesh se një shtëpi në këtë lagje po digjet.

Lexoni poashtu:

>>Konflikti i sotëm a mund të jetë skenar si Vreshtat e Reshtakut?

>>5 polic plagosen në Kumanovë

>>Zëdhënësi i MPB-së konfirmon përleshjen e armatosur në Kumanovë

>>Banorët të shqetësuar, apelojnë për alarmim të ngjarjes

>>Policia maqedonase brutalisht rrah shqiptaret

>>Forca të mëdha policore në Kumanovë, rrugë të bllokuara

>>Policia: Po i shpartallojmë grupet e armatosura

>>3 shqiptarë të vrarë, në mesin e tyre një vajzë 8 vjeçare!

>>Arrestohen burra dhe gra shqiptare në Kumanovë (Foto)

>>“Shqiptarët e Maqedonisë ta ruajnë qetësinë”

>>Kryetari i komunës së Kumanovës: Apeloj të mos bini pre e provokimeve

>>Asnjë polic shqiptar nuk është thirrur në aksionin e Kumanovës

>>LIVE: Tmerri i vërtetë dhe rrëfimi trishtues në Lagjën e Trimave (FOTO)

>>Konfirmohet: 15 policë të plagosur në Kumanovë

>>Kumanova në flakë, shqiptarët po vriten dhe po lëshojnë shtëpitë e tyre

>>Luftë e vërtetë në lagjen e Trimave në Kumanovë

>>Zyrtarët nuk konfirmojnë numrin e viktimave

>>Njëri prej të vrarëve në Kumanovë është Fadil Fejzullai

>>Ky është i vrari Fadil Fejzullahi nga forcat sllavomaqedonase

>>Foto ekskluzive: Policët plagosur në klinikën e Shkupit

>>Kotevski: Sulmuam grupin që planifikonte sulme ndaj institucioneve shtetërore (Video)

>>Edhe një polic shqiptar i plagosur në Kumanovë

>>Azemi:Kumanova u rizgjodh për të eksperimentuar armatimin taze nga shteti

>>Lëvizja BESA: Incidenti në Kumanovë, veprim antishqiptar

>>Lëvizja për reforma: Të tërhiqet policia, të mos mbaj qytetarët në shtetrrethim

>>BE: Të shmanget përshkallëzimi i situatës, presim sqarime

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat