Zëdhënësi i MPB-së konfirmon përleshjen e armatosur në Kumanovë

Lajme

Zëdhënësi i MPB-së konfirmon përleshjen e armatosur në Kumanovë

Më: 9 maj 2015 Në ora: 09:02

Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski ka konfirmuar për gazetën “Lajm” përleshjen e armatosur midis policisë dhe një grupi të armatosur.

"Aksioni policor ka filluar herët në mëngjes, pas informacioneve për lëvizje të një grupi të armatosur në atë pjesë të Kumanovës", theksoi Kotevski.

Ai shtoi deri sa nuk përfundon aksioni, nuk mund të japë informacione për viktima eventuale, të lënduar apo të arrestuar. Por gjithashtu ka informuar se nuk ka incidente tjera apo aksione në qytete të tjera apo në vendbanimet e tjera të Kumanovës dhe Likovës. (INA)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat