Policia maqedonase brutalisht rrah shqiptaret

Maqedonia

Policia maqedonase brutalisht rrah shqiptaret

Më: 9 maj 2015 Në ora: 09:01

Banorë të fshatit Hotël të Likovës thonë për "Lajm" se policia është futur në shtëpinë e Qenan Isenit nga ky fshat, ku kanë bë bastisje dhe kanë maltretuar anëtarët e familjes.

"Janë maltretuar të gjithë anëtarët e familjes së Qenan Isenit, kurse djali i tij Sadam Iseni është rrahur brutalisht nga policia dhe ka marrë lëndime trupore", tha një banor i fshatit Hotël, i cili insiston të mos i përmendet emri.

Sipas informatave të fundit, policia ka filluar të tërhiqet nga ky fshat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat