Kryetari i komunës së Kumanovës: Apeloj të mos bini pre e provokimeve

Maqedonia

Kryetari i komunës së Kumanovës: Apeloj të mos bini pre e provokimeve

Më: 9 maj 2015 Në ora: 11:58

Kryetari i komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski tha se situata është dramatike në qytet, por apelon që qytetarët të qëndrojnë të qetë dhe të mos bien prej e provokimeve.

“Qysh prej orëve të hershme të mëngjesit Kumanova gjendet në një gjendje të jashtëzakonshme. Mëngjesi na gjeti me të shtëna, me detonime, helikopter dhe kjo gjë po zgjat. Ka aksion të MPB për likuidimin e një grupi të armatosur që po qëndron disa ditë në atë pjesë të qytetit.

Numri i këtij grupi jo zyrtarisht është 50-70 njerëz, dhe flitet se janë vendosur në një shtëpi private, por nga ana e MPB janë të rrethuar, sulmuar, dhe për momentin po udhëhiqen luftime në pjesë të ndryshme të Lagjes së Trimave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat