Aksident në rrugën Prilep – Gradsko, ndërron jetë një 29-vjeçar

Maqedonia

Aksident në rrugën Prilep – Gradsko, ndërron jetë një 29-vjeçar

Më: 22 mars 2024 Në ora: 20:46
Foto ilustrim

Dje në ora 17:57 në Policinë Rajonale të Prilepit është raportuar se në rrugën Gradsko – Prilep ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Audi” me numra të regjistrimit Prilep.

I drejtuar nga A.M.(29) nga Prilepi dhe një kamion “Man” me targat e regjistrimit të Shkupit, i drejtuar nga Z.B.(38) nga Kumanova.

Në aksident A.M ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar në spitalin e qytetit të Prilepit ku edhe ka ndërruar jetë.

“Sipas urdhrit të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion, ndërsa në vendin e ngjarjes ka bërë këqyrje nga ekipi i DPB-së Prilep”, njoftojnë nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat