Vazhdon fushata për zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Vazhdon fushata për zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut

Më: 27 prill 2024 Në ora: 22:05
Foto ilustrim

Më 18 prill në Maqedoninë e Veriut ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet kuvendare, të cilat do të mbahen më 8 maj.

Pas votimit në zgjedhjet presidenciale (24 maj) partitë kanë vazhduar sot me fushatën. Media u sjell disa nga aktivitetet e koalicioneve më të mëdha, të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet për deputetë.

Bartësi i listës së kandidatëve të LSDM-së në njësinë 2, Oliver Spasovski, nga ana tjetër, u bëri thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhjet e ardhshme, sepse, siç thotë ai, me votën për LSDM-në nuk do të kthehen ngjarjet e 27 prillit me hyrjen e dhunshme në Kuvend. Spasovski theksoi se dhunuesit në kuvend nuk duhet të quhen mbrojtës të kushtetutës, as nuk duhet të falen dhe tu falet ajo që kanë bërë.

Ky regjim djathtist në atë kohë i dha një goditje Kushtetutës, shtetit dhe demokracisë. Është e rëndësishme të dimë se kjo qasje e një partie politike mund të shkatërrojë demokracinë dhe lirinë e qytetarëve dhe shtetit. Kjo është arsyeja pse ne duhet të shkojmë në qendrat e votimit në masë dhe të votojmë për LSDM-në dhe koalicionin”, u shpreh Oliver Spasovski.

Në tubimin në Kavadar, kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski akuzoi LSDM-në, se aktualisht po punon në dy skenarë të cilat siç tha ai janë dështues për Maqedoninë. Një prej tyre është bojkoti i zgjedhjeve që çon në krizë kushtetuese. Në mënyrë që skenarët të mos realizohen, Mickoski bëri thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje më 8 maj.

“Ata duan të bojkotojnë, sepse njerëzit nuk i pëlqejnë dhe do të përjetojnë një debakël të rëndë. Në këtë mënyrë, ata duan të shkaktojnë me vetëdije një krizë të re kushtetuese. Skenari i dytë është një ndarje e pazarit me BDI-në të resoreve dhe ministrive, ku Kovaçevski ia ka lënë Ahmetit të vendosë se sa ministri do t’i lërë LSDM-së”, deklaroi Hristijan Mickoski.

“Fronti Evropian” vazhdoi fushatën zgjedhore me takime me qytetarët në Kërçovë, Pllasnicë dhe Dollnen. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka theksuar se “me hua nuk mund të mbahet shtëpia dhe se ata që mendojnë që me hua të mbajnë shtëpi, e panë rezultatin më 24 prill”.

“Ju jeni garda e parë për ndërhyrje të shpejtë, ju jeni garda e parë për veprime të shpejta, nuk është punë e vogël 8 me 2. Për më tutje e dini ju a e bëni 9 me 1, ajo është në dorën tuaj. Dikush mendon që me hua të mbajë shtëpi, ne jemi që punojmë dhe sigurojmë bukën për vete, ata që mendojnë për hua nuk mbajnë shtëpi dhe rezultati u pa në 24 prill. Kemi pasur plaftormën dhe Frontin, kemi pasur për kë të punojmë, janë bashkuar shqiptarët në një Front pas 22 vite me rradhë. Fatmirin e kam dëshmitarë se sa vinin partië shqiptare në Shipkovicë dhe në vazhdimësi kemi punuar që të jemi bashkë, më mirë vonë se sa kurrë. Fronti ka bashkuar edhe gjenerata dhe njerëz që kanë pasur dallime dhe ky Front është afatgjatë e jo për një përdorim”, tha Ahmeti.

Ndërkohë koalicioni “Vlen” prezantoi “Planin 2030” me bartësit e listave të kandidatëve për deputetë. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në prezantimin e programit zgjedhor të VLEN-it, tha se ky program vlen si me njerëz ashtu edhe me program.

Taravari theksoi se Kushtetuta aktuale ka mangësi dhe nuk përfaqëson realitetin në vend.

“Ne kemi bindjen se Kushtetuta aktuale është e mangët, e kufizuar dhe në shumë pjesë të saj nuk i përfaqëson realitetet e sotme politike, sociale dhe etnike në vend. Ndryshimi është i domosdoshëm, ndërsa bashkë me ndryshimin duhet të ndryshohet Kushtetuta për të filluar negociatat me BE-në. Do të nisim debat të madh dhe do të ndërtojmë konsensus për Kushtetutë të re, më demokratike dhe më moderne, e cila do të ridefinojë vendin si shtet të barabartë të dy bashkësive shumicë”, tha Taravari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat