Një i mitur ka gjuajtur me pistoletë në Shkup, dy plumba përfundojnë në një banesë

Maqedonia

Një i mitur ka gjuajtur me pistoletë në Shkup, dy plumba përfundojnë në një banesë

Më: 4 mars 2024 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Mbrëmë rreth orës 22:45 policia nga stacioni policor SPB Shkup kanë ndaluar një të mitur nga fshati Patishta Reka, Komuna e Sopishtes.

Ai dyshohet se më herët në një park në rrethinën e Çairit ka gjuajtur me pistoletë, prej të cilave dy kanë përfunduar në banesën e S.E. nga Shkupi.

Pistoleta është gjetur dhe konfiskuar, ndërsa personi është mbajtur në stacionin policor.

Policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritet kallëzim përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat