PLD propozon që të vendoset vulë në pasaportat që janë me emrin e vjetër të shtetit

Maqedonia

PLD propozon që të vendoset vulë në pasaportat që janë me emrin e vjetër të shtetit

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 17:58
Foto ilustrim

Në përpjekje për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë kufijve të vendit dhe problemet me të cilat ballafaqohen gjatë udhëtimit, si dhe qëndrimit jashtë vendit, përfaqësuesit e Partisë Liberal Demokratike (PLD) propozojnë ndryshimin e Ligjit për dokumentet e udhëtimit. .

Nga kjo parti thonë se shtesat e propozuara synojnë përmirësimin e dokumenteve të udhëtimit dhe përcaktimin e rregullave të qarta për qytetarët e vendit, të cilat do të mundësojnë lëvizjen e papenguar të qytetarëve jashtë kufijve dhe kthimin në të përsëri duke poseduar dokument udhëtimi të vlefshëm, gjegjësisht dokument udhëtimi me vulë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilën shteti konfirmon identitetin e personit dhe vlen deri në skadimin e afatit të vlefshmërisë së dokumentit të udhëtimit.

Sipas partisë, kjo nismë është motivuar nga nevoja për respektimin e vazhdueshëm të të drejtave të garantuara me Kushtetutë për lirinë e lëvizjes.

“Ndryshimet propozohen me procedurë urgjente për shkak të rëndësisë së tyre për të drejtat themelore të njeriut dhe nuk sjellin implikime financiare shtesë për buxhetin, as për qytetarët dhe as për shtetin”.

Për ne të gjithë janë të rëndësishëm dhe besojmë se dokumenti i udhëtimit, i cili vlen si vërtetim me të cilin shteti garanton identitetin e pronarit të tij, mund të jetë i vlefshëm edhe me vulën e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në datën e skadencës dhe pastaj të zëvendësohet në përputhje me rrethanat në një formë të re. Besojmë se kjo nuk cenon marrëveshjen e Prespës, e cila çoi në përmbushjen e qëllimit shtetëror – anëtarësimin në NATO”, thonë nga PLD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat